Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Batllavë të Podujevës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 10:15, është pranuar informata për një vetaksident trafiku në fshatin Batllavë. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident është përfshirë një veturë, ku për pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Ata kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm”, tha Borovci.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.