KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Katër të arrestuar për shkak të postimeve “provokuese” për tërmetet në Turqi
Botë

Katër të arrestuar për shkak të postimeve “provokuese” për tërmetet në Turqi

Kosova News
Kosova News 11:11 -07/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia turke tha të martën se ka arrestuar katër persona lidhur me postimet “provokuese” në rrjetet sociale, pas tërmetit të fuqishëm prej 7.8 ballësh që goditi juglindjen e Turqisë.

Tërmeti goditi Turqinë dhe Sirinë në orët e para të mëngjesit të së hënës duke vrarë mbi 5.000 persona në këto dy shtete dhe duke plagosur mijëra të tjerë.

Për shkak të tërmetit të fuqishëm, që u pasua me dridhje të tjera të fuqishme të tokës, shumë persona kanë mbetur pa strehë e në temperatura të ulëta.

Katër persona u arrestuan pasi zyrtarët policorë zbuluan llogari në rrjetet sociale që kishin shpërndarë “postime provokuese që kishin qëllim të nxisnin frikë dhe panik”, tha policia.

Zyrtarët e rendit në Turqi shtuan se kanë nisur një hetim të gjerë lidhur me llogaritë në rrjetet sociale, por nuk treguan se çfarë përmbajtje kanë këto postime.

Rrjetet sociale në Turqi janë mbushur me postime të njerëzve që ankohen se ka mungesë të përpjekjeve për kërkim-shpëtim në zonat e tyre, veçanërisht në Hataj.

Policia duket se ka adresuar këto pretendime të martën.

“Adresa dhe informacionet e lokacionit për qytetarët që kërkojnë ndihmë konstatohen menjëherë dhe bëhet koordinimi”, tha Policia turke.

Autoritetet turke në vitet e fundit kanë shtypur postimet në rrjetet sociale, veçmas ato që i kanë konsideruar se mbështesin “terrorin”. Por, një qasje e tillë ka çuar në akuza se liria e shprehjes është kufizuar.

Gjithashtu lexoni:

Ministri izraelit i mbrojtjes planifikon të zhvendosë popullsinë e Gazës në kamp në Rafah

Spanja ngre padi kundër Netanyahut për sulmin ndaj anijes ku ndodhej Greta Thunberg

Vdes burri që e ‘përpiu’ motori i aeroplanit në një aeroport në Itali

Moti i ligë godet Kroacinë, shikoni çfarë përjetuan njerëzit në det të hapur në Split

Francezi rrezikon jetën e tij për të shpëtuar foshnjat nga kulla që po digjej në Paris

Kosova News 07/02/2023 07/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
clear sky
22° _ 22°
68%
1 km/h
Wed
20 °C
Thu
24 °C
Fri
27 °C
Sat
32 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Drita e nis me fitore Ligën e Kampionëve
23:03 -08/07/2025
Basha: Nuk na nevojitet marrëveshje për një të drejtë kushtetuese
22:59 -08/07/2025
Ndërron jetë zjarrfikësi i aksidentuar në krye të detyrës në Gjakovë
22:19 -08/07/2025
Me ndezje të qirinjve, familjarët kërkojnë drejtësi për 27-vjeçarin
21:49 -08/07/2025
Salla “1 Tetori”, gati për spektaklin e Kampionatit Evropian të eSports
21:05 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?