KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Katër të arrestuar në Prishtinë e Prizren, konfiskohen 17 kilogramë drogë – marihuanë e kokainë
Siguri

Katër të arrestuar në Prishtinë e Prizren, konfiskohen 17 kilogramë drogë – marihuanë e kokainë

Kosova News
Kosova News 10:21 -16/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Katër persona janë arrestuar dhe 17 kilogramë marihuanë e kokainë është kapur në Prishtinë e Prizren nga njësitet e Policisë së Kosovës.

Në një njoftim të Policisë thuhet se të enjten mbrëma, në rastin e parë në Prizren, hetuesit e antidrogës, kanë vënë nën kontroll pesë persona të dyshuar.

“Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, kanë vazhduar me aktivitete të shtuara në teren me qëllim të arrestimit të personave të dyshuar që kryesisht merren me trafikimin në rrugë të substancave narkotike. Sot, më 15.09.2022, në dy qytete (Prizren e Prishtinë), në dy raste të ndara, janë arrestuar katër të dyshuar dhe është konfiskuar substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë”, ka njoftuar Policia.

Sipas njoftimit, në rastin e parë në Prizren: në ora 14:50, hetuesit e antidrogës, kanë intervenuar edhe kanë vënë nën kontroll pesë persona të dyshuar.

- Reklamë -

“Te njëri nga ta është gjetur substancës narkotikë (dyshohet të jetë marihuanë), me peshë të përgjithshme 121.95 gr., një peshore digjitale, dy mullinj, një pako rizlla dhe dëshmi tjera.

Personat e hasur aty janë shoqëruar në polici për intervistim.

“I dyshuari V.D., (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar), gjatë intervistës në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar se substanca narkotike është e tij”, thuhet më tej në njoftim.

Ndërkaq, në  rastin e dytë në Prishtinë, në ora 17:00, policia ka ndaluar një veturë me targa vendore pasi dyshohej se drejtuesi i saj ishte një shpërndarës i lëndëve narkotike.

“Tek i dyshuari janë gjetur 55.1 gr. substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Policia, nga organet e drejtësisë, ka kërkuar leje për kontroll në banesën e të dyshuarit.

Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: afërsisht 17 kg (16.989 gr.) substancë që dyshohet të jetë marihuanë, 94.7 gr., substancë që dyshohet të jetë kokainë, dy peshore digjitale, një makinë për ngjitjen e qeseve me vakum dhe dëshmi tjera”, ka njoftuar Policia.

Në banesën e S.H., janë hasur edhe të dyshuarit: V.V. dhe A.M., të cilët kishin një sasi substancë mbi tavolinë.

Bëhet e ditur se pas intervistimit, tre të dyshuarit, me aktvendim nga organet e drejtësisë dërgohen në ndalim deri në 48 orë.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë

Kosova News 16/09/2022 16/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:34 -06/06/2026
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore
09:20 -06/06/2026
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit
08:40 -06/06/2026
Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
08:38 -06/06/2026
Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?