Pas nisjes së suksesshme në kualifikime të Evropianit 2025 kundër Finlandës, Zvicra U21 do të luajë kundër Malit të Zi dhe Armenisë në muajin tetor.
Përzgjedhësi Sascha Tauch ka publikuar të premten listën për këto dy ndeshje, ndërsa janë të përfshirë katër shqiptarë.
Ardon Jashari që ishte me skuadrën seniore në shtator, është kthyer te “Shpresat e Zvicrës” për duelet e këtij muaji.
Në mesin e 23 lojtarëve të ftuar për këto ndeshje janë edhe Albian Hajdari, Dion Kacuri dhe Valmir Matoshi.
Zvicra U21 ndeshje e parë e fitoi 2:1 në udhëtim te Finlanda.
Kundër Malit të Zi luan më 13 tetor në shtëpi, ndërsa udhëton tek Armenia më 17 tetor.
Ndeshjet i takojnë Grupit E kualifikues të Evropianit që në vitin 2025 organizohet në Sllovaki.
Shqipëria U21 është e para në këtë grup me gjashtë pikë në dy ndeshje.
Zvicra dhe Mali i zi kanë nga tri pikë nga ndeshjet e para.
Pa pikë janë Rumania dhe Finlanda pas një ndeshjeje të luajtur, ndërsa e fundit është Armenia që ka dy disfata.