Policia e Kosovës njofton se dy persona janë arrestuar në Prizren, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje me viktimën i cili ka qenë me automjet i shoqëruar me bashkëshorten e tij, janë konfrontuar fizikisht.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, të dyshuarve në ndihmë i janë bashkëngjitur edhe dy të dyshuar meshkuj familjar të tyre.
Ndihmë mjekësore iu është ofruar viktimës, dëshmitares si dhe njërit prej të dyshuarve.
Pas intervistimit dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar.


