KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Katër marrëveshjet që pritet të nënshkruhen në Procesin e Berlinit më 3 nëntor
Politikë

Katër marrëveshjet që pritet të nënshkruhen në Procesin e Berlinit më 3 nëntor

Kosova News
Kosova News 15:06 -26/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Samiti i radhës i Procesit të Berlinit që do të mbahet më 3 nëntor në Berlin, për herë të parë nën udhëheqjen e kancelarit të ri gjerman, Olaf Scholz.

Ai dhe liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor pritet të diskutojnë për tregun e përbashkët rajonal dhe operacionalizimin e tij.

Në këtë samit sigurisht që do të jenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësues të lartë të shtetit serb, këtë rast presidenti Aleksandër Vuçiq.

Në këtë takim pritet të nënshkruhen disa marrëveshje, në kuadër të Samtit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Procesin e Berlinit, shkruan gazeta blic.

Me 3 nëntor në këtë takim do të nënshkruhen 4 marrëveshje:

1. Marrëveshja për lëvizje me Karta të Identitetit në vendet e Ballkanit Perëndimor;

2. Marrëveshja për njohje të diplomave;

3. Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve;

4. Marrëveshja për lirinë e lëvizjes për personat e vendeve të treta me leje qëndrim në njërin nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Takimi i ardhshëm i Procesit të Berlinit do të mbahet më 3 nëntor në Berlin. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj sepse ne nuk mund të parashikojmë përmbajtjen e bisedimeve. Për detaje të tjera rreth takimit do të njoftojmë me kohë”, ka thënë një zyrtar i lartë pa dashur t`i përmendet emri.

Ditë më parë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se sot do të jetë preludi i një sërë konferencash të nivelit të lartë të organizuara nga Gjermania për t’i dhënë një vrull të ri Procesit të Berlinit.Procesi i Berlinit u iniciua në vitin 2014 nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel. Ai shërben si një platformë për bashkëpunim të nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve të lartë zyrtarë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (ËB6) dhe kolegëve të tyre në vendet pritëse të Procesit të Berlinit.

“Gjermania do të jetë mikpritëse e Samitit të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor më 3 nëntor, i kryesuar nga kancelari Olaf Scholz”, thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane në Kosovë.Për t’i paraprirë këtij takimi, disa takime ministrore do të mbahen në Berlin:

Më 20 tetor 2022 – Takimi i Ministrave të Punëve të BrendshmeMë 21 tetor 2022 – Takimi i Ministrave të Jashtëm

Më 24 tetor 2022 – Takimi i Ministrave të Energjisë“Në agjendën e këtyre takimeve ka tema si lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, klima dhe agjenda e gjelbër, Tregu i përbashkët rajonal, siguria kibernetike, tranzicioni i energjisë dhe zgjerimi i energjive të rinovueshme në Ballkanin Perëndimor. Gjermania është i gatshëm të marrë drejtimin dhe është e vendosur fort për ta bërë samitin një sukses”, ka theksuar Ambasada gjermane në Kosovë.

Samiti i fundit i Procesit të Berlinit u mbajt më 5 korrik të vitit 2021, nën udhëheqjen e ish- kancelares gjermane, Angela Merkel.Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe në asistimin e tyre në procesin e integrimit në BE, proces ky i filluar në 2014, nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Gjithashtu lexoni:

Bajqinovci, Hazirit: Nuk jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni?

Bajrami: VV-ja po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE

Alarmi për bombë, Kurti: Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi, dëshmi për luftën hibride ndaj Kosovës

Kush është “Kasapi i Bosnjës”, RATKO MLADIQ për të cilin Sveçla tha se u përdor në kërcënimin me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës?

Kosova News 26/10/2022 26/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Nesër fillon Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës
23:05 -06/07/2025
Përplasje ndërmjet policisë dhe studentëve në Serbi
22:33 -06/07/2025
Digjen ara me grurë dhe pyje në Lubizhdë të Malishevës
21:53 -06/07/2025
Procesi gjyqësor në Hagë, në fazën vendimtare
21:15 -06/07/2025
Bajqinovci, Hazirit: Nuk jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni?
20:31 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?