KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Katër komunat veriore shkojnë në zgjedhje
Politikë

Katër komunat veriore shkojnë në zgjedhje

Kosova News
Kosova News 18:55 -06/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Me rastin e dorëheqjes së përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës, katër komuna në veri të vendit kanë mbetur pa kryetarë. Kjo nënkupton se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duhet t’i shpallë zgjedhjet në një afat të caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, brenda 30-45 ditësh, siç është e përcaktuar me ligj.

Komplikimi i situatës në veri me bojkotimin e institucioneve të Kosovës nga përfaqësuesit e komunitetit serb, si pasojë e suspendimit nga detyra të drejtorit rajonal të Policisë në veri të Mitrovicës, Nenad Gjuriq, ka bërë që Osmani të obligohet t’i thërras partitë politike në veri të Kosovës për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve.

Megjithatë kjo ende nuk ka ndodhur, pasi nga zyra e të parës së shtetit po presin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ta caktojë datën e mbajtjes së tyre.

“S’ka asgjë me shkrim ende. Procedurat kalojnë nëpërmjet KQZ-së”, ka thënë shkurtimisht për KOHËN, këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina.

Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, ka thënë se ligji nuk e njeh dorëheqjen, por një gjë e tillë është validizuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në rastin e dorëheqjes së ish-kryetarit të Komunës së Rahovecit, Qasim Qeska, i cili largimin e tij nga posti e njoftoi vetë, pa e shkarkuar askush.

“Tani kemi situatën ku edhe dorëheqja ndonëse nuk është kategori ligjore, është bërë kategori kushtetuese, d.m.th në afat prej 45 ditësh me së largu duhet të shpallen zgjedhjet parciale dhe të mbahen në ato komuna të cilat kanë dhënë dorëheqje. Në katër komunat duhet të shpallen zgjedhjet e reja”, ka thënë ai.

Sipas Baraliut, një dispozitë ligjore e lejon KQZ-në që në rast të zgjedhjeve të parakohshme, të mund ta ndërrojë datën varësisht nga rrethanat, por se duhet të ndodhë në koordinim me Presidencën.

“Është një dispozitë me ligj që thotë se për zgjedhjet e parakohshme si në këtë rast, KQZ-ja mund të ndërrojë datën varësisht nga rrethanat të caktojë një datë tjetër, por gjithmonë duhet të jetë në koordinim me Presidencën dhe Presidenca duhet gjithmonë edhe për këto zgjedhje të konsultohet parimisht me partitë politike”, ka shtuar ai.

Hulumtuesi i lartë në institutin GAP, Bekim Salihu, ka thënë se me lejimin që është bërë në rastin e Qeskës nga Gjykata Kushtetuese, deklarimi i dorëheqjeve në komunat e veriut nuk ka nevojë të protokollohet në instanca të tjera.

“Tani ligjërisht e institucionalisht, kryetarët e deritanishëm në komunat e Kosovës në veri do të duhet të ushtronin funksionet si kryetarë të dorëhequr, por kjo nuk pritet të ndodhë, dhe në këtë mes, pozitën e Kryetarit duhet ta ushtrojë nënkryetari”, ka thënë ai.

Edhe Salihu ka njoftuar se hapi i radhës duhet të merret nga presidentja e vendit, e cila duhet t’i thërras partitë politike në veri të Kosovës për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve që më së largu pas 45 ditësh të mbahen zgjedhjet.

“Nëse nuk ka vullnet dhe kushte për zgjedhje, atëherë Qeveria e Kosovës duhet të emërojë përfaqësues si administratorë në këto komuna që duhet të jenë të thirrur për t’i kryer punët në shërbime komunale deri në mbajtjen e zgjedhjeve”, ka theksuar ai.

Sipas nenit 4 të Ligjit për Zgjedhjet pas konsultimit me partitë politike, Presidenti i Kosovës cakton dhe shpall datën e zgjedhjeve.

Gjithashtu lexoni:

Peci: Pse gjithë kjo zhurmë për një boshnjak/mysliman nga Novi Pazari?

Trump flet për Ukrainën në Katar: “Sot, ndoshta nesër, apo të premten mund të vijnë lajme shumë të mira”

Sveçla: Kthehen në pronësi të komunës hapësirat e uzurpuara nga strukturat paralele në veri

Presidentja Osmani priti Antonio Costan në Kosovë

Gërmimi në varrezat e Dragodanit, Hoti: Ka gjetje, mund të jenë të luftës

Kosova News 06/11/2022 06/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Peci: Pse gjithë kjo zhurmë për një boshnjak/mysliman nga Novi Pazari?
19:51 -14/05/2025
Trump flet për Ukrainën në Katar: “Sot, ndoshta nesër, apo të premten mund të vijnë lajme shumë të mira”
19:35 -14/05/2025
Costa: Heqja e masave ndaj Kosovës është e kushtëzuar me shtensionimin e situatës në veri të vendit
19:20 -14/05/2025
Presidentja Osmani, pas takimit me Costan: T’i hapet rruga Kosovës drejt BE-së
19:16 -14/05/2025
Gjenerali gjerman viziton KFOR-in, kërkon frymë të re në dialogun Kosovë-Serbi
18:37 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?