Mes brohoritjeve të zjarrta “Habemus papam!” që ushtonin në Sheshin e Shën Pjetrit, gazetari i Sky News, Alastair Bruce, shpjegoi çfarë ndodh pas zgjedhjes së Papës së ri.
“Brenda Kapelës Sistine, njeriu që është zgjedhur nga kolegët e tij kardinalë, që ka pranuar detyrën dhe ka zgjedhur emrin e tij papnor, dërgohet në të ashtuquajturën ‘Dhoma e lotëve’, menjëherë pas altarit. Aty po vishet me rrobën e bardhë papnore”, tha Bruce.
“Sapo të jetë veshur me mantelin e ri, ai do të paraqitet përpara altarit, ku do të ulet në një vend të posaçëm. Më pas, të 132 kardinalët do t’i afrohen një e nga një për t’i dhënë betimin e besnikërisë si Atit të Shenjtë, përfaqësuesit të Krishtit dhe ipeshkvit të Romës”, shtoi ai.
Bruce theksoi se ky proces kërkon kohë, duke kujtuar se në vitin 2013, kaluan rreth një orë e pesë minuta nga momenti kur u shfaq tymi i bardhë deri në shpalljen e zgjedhjes së Papës Françesku.
“E kushdo qoftë i zgjedhuri, turma në shesh i brohoret,” përfundoi ai.
Papa i parë në historinë e njerëzimit ishte Shën Pjetri, të cilin, sipas besimit katolik, Jezusi Krisht e caktoi përfaqësues të tij në Tokë.