Policia e Shqipërisë ka finalizuar operacionin “Korridori” nga kontrollet në hyrje/dalje nga policia kufitare në Portin e Durrësit.
Policia ka arrestuar një 32-vjeçar i cili tentoi të hynte në Shqipëri me dokumente të falsifikuara.
Në hetim për këtë rast janë po ashtu një 36-vjeçare (motra e të arrestuarit) dhe një shtetas tjetër që ndihmoi për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Në port po ashtu është regjistruar edhe një rast i kontrabandës së mallrave, ku janë sekuestruar qindra paketa me cigare dhe është arrestuar 50-vjeçari nga Kosova, i cili i transportonte ato.
“Në kuadër të operacionit ‘Korridori’, u arrestua në flagrancë shtetasi H. I., 50 vjeç, me shtetësi kosovare dhe banues në Francë, pasi në automjetin që drejtonte, shërbimet e PKK Port Durrës gjetën dhe sekuestruan qindra paketa me cigare të kontrabanduara. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.


