Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Gjakovë është zënë duke e shitur një biçikletë të vjedhur.
Ai është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se është zënë në flagrancë duke e shitur biçikletën e vjedhur pronë e viktimës mashkull kosovar. Biçikleta i është kthyer pronarit, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.


