KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kapet autori i vrasjes që tmerroi Tiranën, pranë tij edhe kallashnikovi
Rajon

Kapet autori i vrasjes që tmerroi Tiranën, pranë tij edhe kallashnikovi

Kosova News
Kosova News 19:38 -01/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka përfunduar arratia e 40 vjeçarit Dan Hutra i cili gjatë ditës së mërkurë vrau 3 gra në zonën e Paskuqanit dhe Kamzës.

Dan Hutra vrau me armë zjarri shtetaset Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses) si dhe plagosi ish-bashkëjetuesen Elena Hysa, 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa, 60 vjeçe.

Gjithashtu ai dyshohet se vrau dhe 31-vjeçaren Etleva Kurti në oborrin e banesës së saj në rrugën “Besëlidhja” në Kamzë.

Autori i këtyre krimeve të rënda u largua me një makinë tip Benz dhe u arrestua më pas në zonën e Kombinatit. Në momentin e arrestimit atij iu gjet dhe arma e krimit kallashnikov.

Për arrestimin e autorit reagoi edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. “Përgëzime Policisë së Shtetit për arrestimin e një krimineli të regjur, që sot mori jetë të pafajshme në Kamëz. Një ngjarje e rëndë, që mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skedën e tij kriminale. Edhe njëherë, Policia e Shtetit dëshmoi profesionalizëm dhe bëri detyrën duke çuar prapa hekurave autorin, që nuk duhet më kurrsesi t’i shpëtojë ndëshkimit më të ashpër të drejtësisë. Ngushëllime familjeve të viktimave”.

Gjithashtu lexoni:

Izmaku e Nismës: Vendi mund të dalë nga kjo situatë vetëm përmes një marrëveshjeje politike, jemi të hapur për të kontribuar

Polici kosovar në Mitrovicë të Jugut pranon mesazhe kërcënuese në gjuhen serbe në rrjetet social

Kurti mori pjesë në ceremoninë e 10-vjetorit të themelimit të institucionit shkollor Kosovo Leadership Academy dhe ceremoninë e diplomimit të nxënësve

Besimi në hijet e dyshimit – mesxhidet jashtë juridiksionit të Bashkësisë Islame

Libri “Nën një qiell me pupla” tani shqip edhe në Londër

Kosova News 01/03/2023 01/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
9°C
Pristina
light rain
9° _ 8°
91%
1 km/h
Sun
14 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
19 °C
Thu
17 °C

Lajmet e Fundit

Izmaku e Nismës: Vendi mund të dalë nga kjo situatë vetëm përmes një marrëveshjeje politike, jemi të hapur për të kontribuar
11:26 -25/05/2025
Bahtiri e quan opozitën bllokuese: Ne jemi të gatshëm për të dhënë kontributin për ta zhbllokuar situatën
11:19 -25/05/2025
“Ndryshimi i kandidatit do të ishte një zgjidhje” – Kadriaj kërkon reflektim nga VV para fillimit të seancës
11:16 -25/05/2025
Reagon polici ndaj të cilit Serbia lëshoi fletarrest: Do vazhdoj me integritet dhe përkushtim
11:04 -25/05/2025
Polici kosovar në Mitrovicë të Jugut pranon mesazhe kërcënuese në gjuhen serbe në rrjetet social
09:58 -25/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?