Dy shtetas serbë janë arrestuar të premtën rreth orës 13:20 në afërsi të vijës kufitare në zonën e Koshare-s, pasi tentuan të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin drejt territorit të Shqipërisë.
Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit janë ndaluar gjatë një patrullimi të rregullt në zonën kufitare, ku ishin takuar nën rrethana të dyshimta, ku pretenduan se ishin alpinistë (bjeshkatarë).
Me urdhër të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tyre është iniciuar procedurë për “Kalim të Pautorizuar të Kufirit Shtetëror”.
“Koshare 02.05.2025 – 13:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë, pasi të njëjtit janë takuar afër vijës kufitare duke tentuar që të kalojnë në Shqipëri me pretekst se ata ishin alpinist (bjeshkatar). Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.