Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ka parandaluar një rast të futjes së mjeteve monetare të padeklaruara përmes pikës kufitare te Vërmices.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë një kontrolli të detajuar në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës, në orët e para të mëngjesit, një automjet është selektuar për kontroll të dytë pas deklarimit negativ nga udhëtarët.
Tutje thuhet se gjatë këtij kontrolli janë zbuluar mjete monetare në trupin e drejtuesit të automjetit si dhe të pasagjerit, në vlerë totale prej 55,000 euro.
“Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, janë ndërmarrë veprimet procedurale, ku në përputhje me Kodin Doganor dhe Akcizës, është iniciuar konfiskimi i 25 për qind të shumës së padeklaruar, derisa pjesa tjetër e mjeteve është ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e hetimeve.
Dogana e Kosovës rikujton se çdo person që hyn apo del nga territori i Republikës së Kosovës dhe bart më shumë se 10,000 euro, është i obliguar të deklarojë shumën konform legjislacionit në fuqi. Mosdeklarimi përbën shkelje dhe i nënshtrohet masave ndëshkuese.
Parandalohet një tentim për të futur mjete monetare të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës Prizren, 27…
Posted by Dogana e Kosovës on Friday, June 27, 2025