Policia e Kosovës ka njoftuar se janë kanosur nga një person, dy prokurore në Prokurorinë Themelore të Pejës.
Sipas njoftimit të Policisë i dyshuari i kishte kanosur prokuroret përmes telefonit.
“Dy viktimat femra kosovare, prokurore në Prokurorinë Themelore, kanë raportuar se përmes telefonit janë kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar”, njoftohet nga raporti ditor i Policisë.


