KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kandidatura për kreun e LDK-së, Faton Bislimi: Varet nga vota e delegatëve
Politikë

Kandidatura për kreun e LDK-së, Faton Bislimi: Varet nga vota e delegatëve

Kosova News
Kosova News 14:27 -19/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Faton Bislimi deklaroi se kandidatura e tij varet nga vota e delegatëve. Sipas tij, vetëm Ibrahim Rugova është i patejkalueshëm.

Ai para nisjes së Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, u shpreh se është i angazhuar që të paraqesë ofertën e tij për këtë parti.

“Ideja e krejt angazhimit tim është për t’ia dhënë ofertën time LDK-së. As nuk dua të paragjykoj rezultat, as nuk dua të paragjykoj asgjë tjetër. Është në dorën e delegatëve të vendosin, le të jetë kjo ditë tamam festë për LDK-në, sepse një LDK e fortë i duhet Republikës së Kosovës”, shtoi ai.

Bislimi nuk ka dashur të paragjykojë në lidhje me kandidaturën për kreun e LDK-së, duke thënë se kjo varet nga vota e delegatëve.

“Nuk dua të paragjykoj në asnjë moment. Kuvendi nuk ka filluar ende. Çfarëdo që do të deklaroja tani, do të ishte një paragjykim. Është e drejtë e zotëri Abdixhikut dhe secilit tjetër të ofrojë diçka më shumë për LDK-në. Krejt çka unë dua të bëj, është të jap ofertën time për LDK-në. Pjesa tjetër është në duart e delegatëve të LDK-së”, shtoi ai.

Bislimi, i cili po synon kandidaturën e kryetarit, shtoi se vetëm ish-presidenti Ibrahim Rugova është i patejkalueshëm.

“Vetëm një emër i patejkalueshëm në LDK dhe ai është Ibrahim Rugova. Tjetër janë të tejkalueshëm, janë pjesë e procesit. Shumë mirë që janë pjesë e procesit”, përfundoi ai.

Ndryshe, LDK mban sot Kuvendin e dhjetë Zgjedhor. Në garë për kryetar të partisë janë kreu aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, Faton Bislimi.

Bislimi ka njoftuar se nëpërmjet një shkrese zyrtari u ka bërë me dije Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, se ka vendosur që në Kuvendin e dhjetë të LDK-së, do të paraqesë para delegatëve, kandidaturën për kryetar të partisë.

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti deklaroi se vendimi për kandidaturën e Faton Bislimit për të parin e LDK-së varet nga votat e delegatëve.

Para nisjes së kuvendit zgjedhor, ai tregoi se a do lejohet hyrja e tij.

“Kuvendi është për punimet që duhet zhvillohen vetëm nga delegatët. Jo edhe nga anëtarësia e gjerë. Anëtarësia e gjerë natyrisht përfaqësohet përmes delegatëve të tij. Në kuptimin të kësaj, unë besoj që Kuvendi nuk është i hapur për të gjithë anëtarësinë, sepse nuk i zënë”, tha ai.

I pyetur se a do i lejohet kandidatura Faton Bislimit, ai tha se këtë gjë do e vendosin delegatët.

“Personalisht unë i kam kthyer përgjigje, me email zyrtar i kam treguar që kjo çështje varet nga delegatët, nga shumica e votuesve. Sepse vendimet merren me shumicë votave. Absolutisht hyrja brenda do t’i lejohet”, shtoi ai.

E anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri në hyrje të Kuvendit Zgjedhor të LDK-së, ka thënë se ky organizim është pas një pune të madhe dhe procesi zgjedhor ku kanë marrë pjesë mbi 38 mijë anëtarë.

“Pas një procesi zgjedhor ku kanë marrë pjesë mbi 38 mijë anëtarë të LDK-së dhe sot do të zgjedhim kryetarin e LDK-së dhe pastaj në konventën programore do të aprovohet rruga e re si projekt zhvillimor, si një ide e re, si një projekt që ka në qendër zhvillimin e projekteve të mëdha infrastrukturore, në mënyrë që Kosova të bëhet atdheu siç e ëndërrojmë të gjithë ne”, tha ai.

LDK-ja sot e mban Kuvendin e dhjetë Zgjedhor, Abdixhiku dhe Bislimi në garë për kryetar

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

Kosova News 19/11/2023 19/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania dhe Holanda nisin sonte rrugëtimin e tyre në Botëror
11:17 -14/06/2026
Brazili dhe Maroku ndajnë pikët në një spektakël të vërtetë
11:07 -14/06/2026
Operacion për krime lufte në rastin “Reçaku II”, arrestohen pesë persona në Kosovë
10:45 -14/06/2026
Mbi 23% e votave të diasporës të numëruara, prin VV-ja
10:23 -14/06/2026
MINT publikon çmimet e derivateve, nafta dy cent më lirë se dje
10:13 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?