KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kamioni me mallra nga Kosova prej tre ditësh mbahet “peng” në Austri
Botë

Kamioni me mallra nga Kosova prej tre ditësh mbahet “peng” në Austri

Kosova News
Kosova News 22:46 -07/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një kamion me mallra nga Kosova është bllokuar tash e tre ditë në kufirin e Austrisë. Përkundër insistimit të vazhdueshëm, Rrahim Blakqori nga nga Poly Logistic ka thënë  se autoritet e Kosovës nuk po mundin t’iu bëjnë një zgjidhje. Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës i ka thënë Televizionit se kjo barrierë vjen si shkak i mungesës së lejeve transit që Austria nuk i ka dhënë.

Një kamion me mallra nga Kosova është bllokuar tash e tre ditë në kufirin e Austrisë. Përkundër insistimit të vazhdueshëm, Rrahim Blakqori nga nga Poly Logistic ka thënë për RTV Dukagjinin se autoritet e Kosovës nuk po mundin t’iu bëjnë një zgjidhje. Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës i ka thënë Televizionit se kjo barrierë vjen si shkak i mungesës së lejeve transit që Austria nuk i ka dhënë

Të zakonshme e kanë lëvizjen Kosovë-Austri dhe anasjelltas.

Por ndryshe prej herave të tjera, Rrahim Blakqori tash e tre ditë është bllokuar në kufirin e Austrisë.

Kjo pasi që autoritetet austriake nuk po lejojnë që kamioni me mallra i kompanisë Poly Logistic të kalojë transit në shtetin e tyre.

Ndonëse e kanë lejen deri më 2024-tën, Blakqorit thotë se nga autoritetet austriake ju është thënë se Kosova nuk e ka lejen bilaterale për të kaluar transit.

Rrahim Blakqori nga Poly Logistic ka thënë se “Dokumentacioni i mallit që është bërë eksporti, gjithçka është në rregull. Këta thonë se nuk ka drejtë Kosova me kalu tranzitin dhe nuk janë valide lejet bilaterale që ua kanë jep Minsitria e Transportit. Ministria e Transportit e ka marrë prej Ambasadës së Austrisë”.

Për këtë problem, ata nuk po mund të bien në kontakt me Ambasadën e Kosovës në Austri.

“Ne i kërkonim nga ta të na dërgonin në Gjykatë. Ata thonë nuk merremi ne me këtë punë. Jemi mbet në peng, as këta nuk po i thërrasin e ambasada e Kosovës neve nuk po na lajmërohen. Veç thonë “pritni, pritni”. E është dita e tretë që jemi tu prit”, ka deklaruar Rrahim Blakqori.

E nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë thënë për RTV se kjo është si rrjedhojë e mungesës së kontingjentit të lejeve për të operuar transit nëpër Austri.

Ministria e Infrastrukturës ka deklaruar se “Sa i përket  çështjes së ngritur nga ana juaj në lidhje me dënimin e operatorit në fjalë, sapo kemi marrë informatën në lidhje me ndalimin/dënimin e operatorit tonë rezident të mallrave POLY LOGISTIC, kemi njoftuar  Ambasadën tonë në Austri dhe Ambasadën e Austrisë në Prishtinë gjatë vitit 2022 dhe 2023 lidhur me dënimet e operatoreve tonë nga autoritetet austriake, gjithashtu  kemi adresuar me dhjetëra herë çështjen e mungesës së  kontingjentit të lejeve për të operuar transit nëpër territorin e Austrisë për operatorët tonë rezident , por ende nuk kemi pranuar përgjigje pozitive nga Ministria e linjës së Austrisë”.

Gjatë 2023-tës Austria kishte dërguar kontingjentin e lejeve bilaterale por jo edhe të lejeve transit.

“Në këtë kontekst vlen të potencohet se aktualisht  për vitin 2023 autoritetet austriake kanë dërguar kontingjentin e  lejeve bilaterale gjithsejtë 100 copë, por jo edhe kontingjentin e lejeve tranzite. Andaj kjo situatë paraqet barrierë për operimin transit nëpër territorin e Austrisë nga operatorët tonë rezident”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Ndërsa në 2022-tën Kosova kishte kërkuar 500 leje  për operim transit por autoritetet austriake kishin dërguar 100 copë e që ishin shfrytëzuar në gjashtë mujorin e parë 2022-ës.

Në lidhje me rastin, Televizioni ka kontaktuar edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe Ambasadën e Kosovës në Austri por të njëjtat nuk kanë kthyer përgjigje.

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 07/03/2023 07/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje
18:29 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?