KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kamberi: Serbia po e shton presionin ndaj shqiptarëve para protestës “Për Identitet dhe Dinjitet” në Bujanoc
Lajme

Kamberi: Serbia po e shton presionin ndaj shqiptarëve para protestës “Për Identitet dhe Dinjitet” në Bujanoc

KosovaNewss
KosovaNewss 20:28 -09/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka ngritur shqetësimin se autoritetet serbe kanë intensifikuar presionin ndaj popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës, përpara protestës së paralajmëruar “Për Identitet dhe Dinjitet,” e cila do të mbahet të hënën në ora 11:00 në sheshin e Bujanovcit.

Kamberi ka theksuar se shqiptarët në Bujanoc dhe Vranjë po përballen me një valë të re represioni nga policia dhe organet ligjzbatuese.

Ai ka përmendur rastin e një qytetari shqiptar, i cili është arrestuar për një koment lidhur me protestën në profilin e Facebook-ut të portalit lokal “Bujanovaçke,” nën akuzën e “nxitjes së urrejtjes ndërnacionale.” Rasti është referuar prokurorisë në Vranjë.

Kamberi ka theksuar se kjo është një përpjekje për të frikësuar organizatorët dhe pjesëmarrësit e protestës, duke nënvizuar se urrejtja antishqiptare është bërë një praktikë e përditshme në Serbi.

Ai përmendi edhe rastin e Aleksandar Vulin, një zyrtar i lartë shtetëror, i cili u lirua nga akuzat për “nxitje të urrejtjes antishqiptare” nga Gjykata e Lartë në Beograd, vendim që sipas Kamberit, legalizoi termin ofendues “shiptari.”

Gjithashtu, Kamberi bëri të ditur se disa qytetarë shqiptarë janë marrë në “biseda informative për xhihadizëm,” një veprim që ai e interpreton si përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga protesta legjitime dhe për të frikësuar popullsinë shqiptare.

Në përfundim, Kamberi ka bërë thirrje për qëndresë dhe vendosmëri për të drejtat, barazinë dhe lirinë e shprehjes.

Gjithashtu lexoni:

Shtohen destinacione të reja nga Aeroporti i Prishtinës

Publikohen çmimet e derivateve për sot

IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

KosovaNewss 09/08/2024 09/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra
18:41 -16/06/2026
Rama: Nëse Shqipëria pranohet në BE, do të ishte rasti më i bukur për të dhënë dorëheqje
18:37 -16/06/2026
Zyrtare: Drita kundër Zalgiris në kualifikimet e Champions League
17:42 -16/06/2026
Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional
17:36 -16/06/2026
Numërimi i votave me postë drejt fundit, kjo parti vazhdon të prijë bindshëm
17:11 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?