Nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj 41-vjeçares me iniciale I.M. pasi e njëjta dyshohet për kryerjen e veprës penale “dëmtim dhe hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik”.
Sipas raportimit të Policisë, e njëjta dyshohet se pa autorizim ka kryer transaksione bankare në dy kazino të Kumanovës, me kartelë pagesore të një personi tjetër.
“Më 05.03.2025, në një kompani private në Zonën Industriale Bunarxhik, e raportuara ka marrë kartën e pagesës së dikujt tjetër dhe ka kryer transaksione të paautorizuara në dy kazino në Kumanovë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.