Formimi i institucioneve të reja, Kuvendit dhe Qeverisë, është i rëndësishëm për rritjen ekonomike të Kosovës dhe të ardhmen e saj evropiane, tha sot në Prishtinë kryediplomatja e Bashkimit Evropian Kaja Kallas në një konferencë për media.
Ajo tha se Bashkimi Evropian është gati të mbështesë Kosovën, por liderët politikë duhet të ketë prioritet të ardhmen e vendit.
Duke folur mbi heqjen e sanksioneve të vendosura në qershor dymijenjëzetetre, Kallas tha se nevojitet de-eskalimi i situatës në veri.
Kallas ka kërkuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.