KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kadiu: S’pres të ketë ikje masive nga Kosova
Politikë

Kadiu: S’pres të ketë ikje masive nga Kosova

Kosova News
Kosova News 18:02 -03/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilltari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka thënë se nuk pret se do të ketë ikje masive nga Kosova pas liberalizimit të vizave, duke shtuar se ikjet ilegale janë evidente edhe në vendet e tjera të rajonit.

Sipas tij, ikja ilegale nga Kosova është e ulët, ndërsa ka shtuar se kjo pret të ulet edhe më tej me liberalizimin e vizave.

“Nuk besoj se ka për të ndodhur ajo që propagandohet si eksod apo ikje masive. Emigrimi legal që ndodh në Kosovë ndodh edhe në shtetet e tjera të rajonit. Këtë s’po e vuan vetëm Kosova, por edhe shtetet e tjera të rajonit dhe të Evropës. S’po them që është pozitive, por është fenomen që po ndodh edhe në shtetet e BE-së, pra migrimi legal me ikje të rregullt. Nuk mendoj se migrimi legal është diçka që Kosova do ta vuajë. Është normale të ketë lëvizshmëri në 3 deri në 6 mujorin e parë”, ka thënë ai të mërkurën në “60 Minuta” të KTV-së.

Sipas Kadiut, institucionet i kanë informuar mjaftueshëm qytetarët për shfrytëzimin e liberalizimit, përfshirë edhe ato që nuk lejohen të bëhen.

“Liberalizimi ka qenë proces i zgjatur, i lodhshëm e diskriminues, është dashur për shumë kohë të kalojnë dhe shpenzojnë kohë para dyerve të ambasadave…Këtij procesi i erdhi epilogu dhe tani nga 1 janari nisi lëvizja e lirë. Normalisht edhe përgjatë fushatës informuese që kemi zhvilluar nga 5 tetori kemi vënë re një interesim të qartë të qytetarëve për t’u informuar. Personalisht mendoj se qytetarët edhe në të kaluarën kanë qenë të informuar për rregullat e lëvizjes”, ka shtuar Kadiu

Sipas këshilltarit të Bislimit, qytetarët duhet të sigurohen që t’i ketë të gjitha dokumentet e nevojshme para lëvizjes në shtetet e zonës schengen, në mënyrë që sipas tij, “t’i kenë argumentet e nevojshme që tregojnë se e meritojnë hyrjen në zonë”.

Gjithashtu lexoni:

Haradinaj uron Shqipërinë pas zgjedhjeve: Lidhja jonë është e përjetshme

Kurti kërkon nga Costa heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Zyra e BE-së për takimin e Costas me Kurtin: U theksua rëndësia e angazhimit të Kosovës për normalizim me Serbinë

Peci: Pse gjithë kjo zhurmë për një boshnjak/mysliman nga Novi Pazari?

Trump flet për Ukrainën në Katar: “Sot, ndoshta nesër, apo të premten mund të vijnë lajme shumë të mira”

Kosova News 03/01/2024 03/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
scattered clouds
8° _ 5°
78%
2 km/h
Wed
16 °C
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
14 °C

Lajmet e Fundit

Bologna mposht Milanin dhe fiton Kupën e Italisë
23:09 -14/05/2025
Galatasaray fiton Kupën e Turqisë
23:05 -14/05/2025
Istogu e fiton finalen e parë
22:21 -14/05/2025
Divizioni i Ushtrisë së ShBA-së do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës
21:54 -14/05/2025
Albion Rrahmani shënon në finalen e Kupës së Çekisë
21:30 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?