KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kadare në gjuhët e botës, 2500 shkrime, çfarë thoshin gazetat për Ismail Kadarenë?
Kulturë

Kadare në gjuhët e botës, 2500 shkrime, çfarë thoshin gazetat për Ismail Kadarenë?

Kosova News
Kosova News 16:12 -28/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kush është libri i parë që shkroi Kadareja dhe si më vonë vetëdija i tregonte rrugën drejt shkrimtarisë? Këtë na e kujton, në këtë përvjetor të lindjes, profesori Bashkim Kuçuku.

“Qysh se u njoha me letërsinë e madhe botërore, isha rreth 11 vjeç kur e lexova Makbethin dhe u magjepsa kaq shumë pas tij, sa e kopjova me dorë. Kështu që mund të thuhet se ky është libri i parë që kam shkruar”, thotë ai, përcjell A2.

“Tani, si e interpretojmë? Pëlqimi, fantazia, ëndrrat, dëshirat, kaq ishte ajo. Të përftuara prej leximeve, njësohen të gjitha bashkë instinktivisht te Makbethi, në të cilin, me mendësinë fëmijërore, e mbante për krijimin e vet dhe kishte arsye ta mbante, psikologjike, si një fëmijë. Edhe ai e kishte shkruar Makbethin, pavarësisht se e kishte kopjuar, por këtë dallim ai nuk e bënte dot. Të kopjuarit, që duket se ishte thjesht një shkrepje fëmijërore, duket edhe si një rastësi. Realisht, nuk është e tillë. Ajo ishte një rregullsi instinktive, sepse këtë instinkt do ta shikojmë se do të shndërrohet në vetëdije dhe në qëllim”.

Studiuesi Bashkim Kuçuku ka vënë përballë lexuesit një pasuri shkrimesh për ta rrëfyer Kadarenë, të perceptuar në shkrimet e kritikës mediatike, përmes 2500 shkrimeve studimore ose 1500 faqeve të botuara në gjuhë të huaja.

“Jemi midis dy botëve dhe midis dy kulturave që, në një moment siç është ky, pavarësisht nga gjuhët e ndryshme në të cilat janë shkruar, bashkohen në një dhe kthehen në një pjesë, bëhen pjesë e kulturës dhe e shkencës shqiptare. Këtu nuk është e gjithë kritika franceze dhe botërore, siç është titulli. Këtu është kritika vetëm e shtypit, e shtypit të shkruar ose e mediave që më pas janë zbardhur, janë hedhur me shkrim. Janë vetëm vitet 1970–2001, jo të tjera, dhe janë ato që unë kam mundur të grumbulloj. Të jemi të qartë, sepse ka shumë të tjera, jo pak, dhe janë disa qindra apo mijëra faqe në libra të botuar, në konferenca, në studime, në monografi, doktoratura të mbrojtura në gjuhë të ndryshme, të cilat aty nuk janë. Pra, mos të mendojmë që këtu është gjithçka. Këtu është kjo pjesë që është mundur sot”.

Gati ka edhe një vepër tjetër, pasi, siç konfirmon vetë studiuesi, këto janë vetëm disa nga shkrimet që ai mundi të mbledhë gjatë hulumtimit në arkivat e Francës kryesisht, por edhe në ato të Europës. (A2 Televizion

Gjithashtu lexoni:

Po avancojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë

I jepet lamtumira e fundit Koço Qendros, ikonës së teatrit shqiptar

Sunny Hill Festival 2026 zbulon programin e plotë: Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore

Vdes aktori shqiptar, Koço Qendro

Kurti në Galerinë e Fakultetit të Arteve për ekspozitën “When Light Pauses”

Kosova News 28/01/2026 28/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
77%
1 km/h
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
31 °C

Lajmet e Fundit

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?