KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ka përparim në dialogun Kosovë-Serbi, thotë Sorensen
Politikë

Ka përparim në dialogun Kosovë-Serbi, thotë Sorensen

Kosova News
Kosova News 18:24 -23/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Peter Sorensen, ka theksuar se procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është një rrugëtim i vazhdueshëm, e jo një qëllim që arrihet me një takim të vetëm.

Në një intervistë për agjencinë italiane “Agenzia Nova”, ai nënvizoi se ky proces zhvillohet çdo ditë, me synimin për të përmirësuar jetën e qytetarëve në të dyja vendet.

“Që nga marrja e detyrës, kam mbajtur më shumë se 60 takime zyrtare në rajon dhe kam qenë organizator i dy raundeve të takimeve të kryenegociatorëve në Bruksel, ku diskutuam çështje shumë konkrete – nga bashkëpunimi ekonomik deri te kërkimi dhe identifikimi i personave të zhdukur gjatë luftës së Kosovës midis viteve 1998 dhe 2000”, tha ai.

“Çdo ditë, njerëzit, automjetet dhe mallrat lëvizin lirshëm midis Kosovës dhe Serbisë. Vetëm këtë verë, mbi 1.7 milion njerëz dhe afërsisht 650 mijë automjete kaluan pikat e përbashkëta kufitare. Makinat me targa të lëshuara nga Kosova tani mund të kalojnë në Serbi. Njerëzit paguajnë për energjinë që konsumojnë sipas kushteve të dakorduara. Kjo është provë e prekshme se dialogu po funksionon”, theksoi Sorensen.

- Reklamë -

Më tej, emisari special deklaroi se dialogu i lehtësuar nga BE mbetet platforma për normalizimin e marrëdhënieve.

“Si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, rruga e tyre drejt integrimit në BE varet nga kjo”, vazhdoi ati.

“Zgjerimi”, shtoi Sorensen, “mbetet një përparësi kyçe për Bashkimin Evropian.

“Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një hap i rëndësishëm në afrimin e rajonit me BE-në dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal. Plani tregon angazhimin tonë për të ardhmen e rajonit, duke vendosur pritje të qarta. Për Serbinë dhe Kosovën, kjo do të thotë angazhim konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve të tyre”.

Në këtë intervistë, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, foli edhe për zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën më 12 tetor.

“Ne mirëpresim zhvillim paqësor, konkurrues dhe gjithëpërfshirës të raundit të parë të zgjedhjeve lokale. Të gjitha komunitetet morën pjesë, dhe mbulimi mediatik ishte i lirë dhe i drejtë, duke kontribuar në një proces transparent. Pjesëmarrja në komunat me shumicë serbe ishte mesatarisht mbi 50 për qind, që është një shenjë shumë pozitive”, tha Sorensen, transmeton Klankosova.tv.

“Serbët e Kosovës morën pjesë, dhe në nëntë komuna me shumicë serbe në Kosovë, partitë serbe fituan si vendet e kryetarëve të komunave, ashtu edhe shumicën në këshillat komunale. Tani kemi përfaqësues të zgjedhur. Ky është një hap i rëndësishëm përpara, duke demonstruar se ata janë një pjesë integrale e shoqërisë së Kosovës. Ajo që është gjithashtu e rëndësishme tani, është që sapo të certifikohen rezultatet, të ketë një tranzicion të rregullt të qeverisjes lokale”.

Së fundmi, në lidhje me marrëdhëniet midis udhëheqësve institucionalë, të cilat ishin të “tensionuara” gjatë paraqitjes së fundit të përbashkët të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe homologut të saj serb Aleksandar Vuçiq, të dy të pranishëm në samitin e Procesit Brdo-Brioni, i cili u zhvillua në Durrës më 6 tetor, Sorensen theksoi: “BE pret që të gjithë udhëheqësit në rajon të demonstrojnë angazhim konstruktiv. Dialogu është pikërisht hapësira në të cilën Kosova dhe Serbia mund t’i adresojnë mosmarrëveshjet me qetësi dhe konstruktivitet. Prandaj, ne i inkurajojmë si Kosovën ashtu edhe Serbinë të përmbahen nga shkëmbimet publike në mënyrë që të shfrytëzojnë plotësisht këtë platformë dhe të përqendrohen në zbatimin e angazhimeve të tyre të dakordësuara në dialog”, përfundoi ai./Indeksonline/

Gjithashtu lexoni:

KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!

Mbyllja e Evropës: Gjithnjë e më pak hapësirë ​​për migrantë

Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²

Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak punimet

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Kosova News 23/10/2025 23/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro
13:57 -06/06/2026
KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!
13:20 -06/06/2026
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
12:39 -06/06/2026
Mbyllja e Evropës: Gjithnjë e më pak hapësirë ​​për migrantë
12:27 -06/06/2026
Kurti para mijëra qytetarëve: Opozita e la Prizrenin pa çerdhe, Mytaher Haskuka (50) hapi të parën prej 1800 m²
11:57 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?