KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përfundon takimi i kryenegociatorëve në Bruksel
Politikë

Përfundon takimi i kryenegociatorëve në Bruksel

Kosova News
Kosova News 17:35 -15/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka përfunduar në Bruksel takimi mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë më nivele negociatorësh.

Siç raportohet nga Brukseli nga korrespondentja e televizionit publik, Gjeraqina Tuhina, nuk ka pasur ndonjë rezultat konkret, transmeton KosovaNews.

Bislimi ka deklaruar se në agjendë kanë qenë disa tema që lidhen kryesisht me dokumentet që Lajçak ka sjellë në Prishtinë e Beograd.

Lajçak sipas Bislimit ka sjellë edhe metodologjinë se si duhet të zbatohet deklarata për të pagjeturit.

Edhe për temën e Asociacionit është diskutuar në këtë takim, ku sipas raportimeve nga Brukseli “Lajçak ka sjellë një ide të re rreth implementimit të Asociacionit, por që pala e Kosovës nuk ka pasur kohë për ta shqyrtuar atë propozim”.

Mirëpo sipas Bislimit, Petkoviq insiston që të zbatohet modeli i Asociacionit sipas marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015 dhe nuk dëshiron të lëvizet nga ato korniza.

Ky është takimi i parë i kryenegociatorëve pas takimit në nivel të lartë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2 maj në Bruksel.

Në atë takim, liderët politikë u pajtuan për deklaratën e përbashkët për të zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë dhe aty u prezantua nga Ekipi Menaxhues drafti i parë i statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Lajçak takimin e së hënës e përgatiti përmes vizitave javën e kaluar në Kosovë dhe Serbi./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës

Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë

3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit

Prattipati: Kosova vendi më proamerikan në botë, shembull i një partneriteti që jep rezultate

Kosova News 15/05/2023 15/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës
23:22 -01/07/2025
Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar
23:07 -01/07/2025
Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën
22:31 -01/07/2025
Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë
22:26 -01/07/2025
3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit
21:45 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?