Juventusi dhe Sevilla janë ndarë baras, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Evropa Ligës.
Ndeshja në mes tyre u mbyll 1:1.
Në minutën e 26’ shënoi En-Nesyri, pas një kundërsulmi ‘vrastar’.
Ndeshje më të mirë zhvilluan klubi spanjoll, për të mbyllur 45 minutat e parë në të mirë të tyre.
Juventusi ishin të rrezikshëm në disa raste, por nuk arritën të bëjnë asgjë.
Pjesa e parë u mbyll me fitore minimale të Sevillës.
Pjesa e dytë vijoi të jetë interesante, por që nuk solli ndryshime deri në momentet e fundit të ndeshjes.
Federico Gatti barazoi shifrat ‘në frymën e fundit’ dhe gjithçka vendoset në javën e ardhshme.