KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Joseph, Vuçiqit: Së shpejti Kosova dhe Serbia do të mund të diskutojnë veç e veç për të drejtat e njeriut në KiE
Politikë

Joseph, Vuçiqit: Së shpejti Kosova dhe Serbia do të mund të diskutojnë veç e veç për të drejtat e njeriut në KiE

Kosova News
Kosova News 21:40 -24/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Eksperti i Ballkanit Perëndimor dhe hulumtuesi i Universitetit Johns Hopkins, Edward Joseph, reaguar pasi komiteti i ministrave të shteteve anëtare i dha mbështetje aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në një shkrim në Twitter, Joseph konsideron se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq duhet të festojë për përparimin e votimit të Këshillit të Evropës.

Kjo thotë ai do ta nxisë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“President Vuçiq, së shpejti diplomatët tuaj do të mund të diskutojnë çështje të rëndësishme të të drejtave të njeriut – jo në takimet e kryesuara nga BE-ja – por me kolegët diplomatë nga Republika e Kosovës, në Këshillin e Evropës. Votimi i KiE-së nxit menjëherë perspektivat për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha eksperti amerikan.

Më tej theksoi se zbatimi do ta bëjë të pashmangshëm anëtarësimin e Kosovës në KiE, duke u dhënë serbëve qasje në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

“Dhe liberalizimi i vizave më në fund do t’u japë serbëve të Kosovës udhëtimin pa viza në BE”, ka thënë ai, duke shtuar se meqë mirëqenia e serbëve të Kosovës është prioriteti kryesor i Vuçiqit, ai duhet ta kuptojë se ata janë përfituesi më i madh.

Joseph shtoi se shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, duhet ta informojë Spanjën dhe vendet tjera mosnjohëse ndaj Kosovës, të cilat janë anëtare të BE-së, se duke votuar kundër në KiE, Serbia ka shkelur marrëveshjen me Kosovën, e cila është ligjërisht të detyrueshme, e hartuar nga BE-ja.

“Abstenimet nga Greqia, Sllovakia dhe më e rëndësishmja, Ukraina , tashmë tronditin status quo-në e mosnjohjes. Borrell duhet të informojë Spanjën dhe vendet e tjera jo-njohëse të BE-së se, duke votuar kundër në KiE, Serbia ka shkelur Marrëveshjen “ligjërisht të detyrueshme”, të hartuar nga BE-ja me Kosovën. Vuçiq, së shpejti diplomatët tuaj do të mund të diskutojnë çështje të rëndësishme të të drejtave të njeriut – jo në takimet e kryesuara nga BE-ja – por me kolegët diplomatë nga Republika e Kosovës në Këshillin e Evropës”, shkroi Joseph.

Ndryshe, me 33 vota pro, 7 kundër dhe 5 abstenime u miratua kërkesa e Kosovës.

Pro anëtarësimit të Kosovës votuan: Shqipëria, Andorra, Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Islanda, Irlanda, Italia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Monako, Mali i Zi, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegjia Surprizë e pakëndshme ishte vota kundër e Hungarisë së drejtuar nga Viktor Orban, shtet ky që e ka njohur shtetësinë e Kosovës.

Pos Hungarisë kundër votuan edhe Spanja, Rumania, Qipro, Gjeorgjia, Azerbajxhani e Serbia.

Kanë abstenuar: Greqia, Sllovakia, Ukraina e Bosnja.

Ndërkaq shteti i Armenisë nuk ka marrë pjesë fare në votim

, Polonia, Portugalia, San Marino, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Gjithashtu lexoni:

Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë

Tërmet në Shqipëri, epiqendra në Elbasan

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Rama publikon pamjet e automjeteve të para ushtarake “Made in Albania”, nis prodhimi sipas standardeve të NATO-s

Kosova News 24/04/2023 24/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Edhe sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë
08:37 -03/08/2026
Kaq euro shitet një litër naftë sot në Kosovë
08:35 -03/08/2026
Aksident fatal në Pejë, treni godet për vdekje një grua
08:33 -03/08/2026
Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet si në kohën e Millosheviqit
22:51 -02/08/2026
Haxhiu: Dyshimet për një varrezë të dytë masive, rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe dëshmi se drejtësia ende nuk është përmbushur
22:23 -02/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?