KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Joseph: Njohja e Ukrainës do t’i sillte Kosovës edhe njohje tjera, hap rrugën për anëtarësim në NATO
Politikë

Joseph: Njohja e Ukrainës do t’i sillte Kosovës edhe njohje tjera, hap rrugën për anëtarësim në NATO

Kosova News
Kosova News 20:07 -18/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ligjëruesi në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington, Edward Joseph, e ka komentuar deklarimin e presidentit ukrainas se Rusia po tenton të nisë një luftë në Ballkan për të zhvendosur vëmendjen nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Përmes një postimi në X, profesori amerikan i thotë Zelenskyt se e ka fuqinë për të ndalur agjendën ruse në Ballkan “duke e njohur Kosovën”.

“Zotëri President, ju e keni fuqinë për të ndalur agjendën ruse në Ballkan duke e njohur Kosovën. Nuk do të humbisni armatimin nga Serbia. Njohja e Kosovës nga Ukraina do të katalizojë lëvizjen vendimtare të Serbisë drejt Perëndimit”, potencoi Edwards.

Më pas, në një analizë të tijën të gjatë, Edwards elaboron se njohja e Kosovës nga ana e Ukrainës do të mund të sillte edhe njohje tjera për vendin, por edhe do t’ia hapte rrugën për anëtarësim në NATO.

“Në të vërtetë, është Kievi që është në pozicionin më të mirë për të afirmuar rendin perëndimor duke njohur Kosovën. Njohja e Ukrainës mund të zhbllokojë rrugën e Prishtinës drejt NATO-s, të çojë përpara përpjekjen intensive diplomatike midis Serbisë dhe Kosovës dhe t’i shkaktojë një goditje të rëndë presidentit rus Vladimir Putin”.

“Ndërsa pushtimi rus i Ukrainës ka nxitur një solidaritet të paprecedentë transatlantik, Evropa mbetet thellësisht e ndarë për Kosovën dhe ndërhyrjen perëndimore që çoi në pavarësinë e Prishtinës pesëmbëdhjetë vjet më parë. Katër vende të NATO-BE – Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja – dhe një vend i vetëm në BE, Qipro, refuzojnë të njohin Kosovën, duke bllokuar rrugën e Prishtinës drejt NATO-s dhe BE-së. Në të njëjtën kohë, duke afirmuar pretendimin për sovranitet të Serbisë mbi Kosovën, këto shtete që nuk e njohin po ashtu pohojnë narrativat serbe dhe ruse të viktimizimit në duart e Perëndimit”, deklaron mes tjerash Edward Joseph.

Gjithashtu lexoni:

Aktgjykimi: Ish-ministri Shala ka qenë në dijeni kur e favorizoi biznesin e baxhanakut

Haxhiu shpreh keqardhje që PDK dhe AAK refuzuan takimin konsultativ

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?