KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Joseph: Kosova dhe Serbia në NATO, Trump mund të arrijë fitore historike
Politikë

Joseph: Kosova dhe Serbia në NATO, Trump mund të arrijë fitore historike

Kosova News
Kosova News 11:07 -14/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Edward P. Joseph pedagog në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins, tha se SHBA me “Model të Kosovës” për Donbasin dhe anëtarësimin e Serbisë e Kosovës në NATO, Trump mund të arrijë një fitore historike që ndryshon ekuilibrat gjeopolitik, duke dobësuar Rusinë, forcuar NATO-n dhe përmbyllur konfliktet e pazgjidhura të pasluftës në Evropë.

Joseph, në një shkrim me titull “Një Përparim Ballkanik për Ukrainën: Anëtarësoni Serbinë në NATO dhe Zbatoni Modelin e Kosovës në Donbas”, thotë se me qëndrimet e tij të luhatshme ndaj Ukrainës, Presidenti Trump duket i gatshëm të tërhiqet nga përpjekja për ta ndalur luftën e Rusisë.

“Por ai nuk duhet ta bëjë këtë. Lufta brutale e Rusisë do të vazhdojë, edhe me rritjen e mbështetjes amerikane për Ukrainën. Në vend të kësaj, Trump mund të ndihmojë në arritjen e armëpushimit të shumëkërkuar duke e zhvendosur vëmendjen nga fronti ukrainas në Ballkan – një rajon ku SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë më shumë ndikim strategjik’, shkruan ai.

AI flet për Modelin e Kosovës për Donbasin. “Në vend të kërkesave të paqarta për “shkëmbime territoriale”, SHBA mund të propozojë një marrëveshje të përkohshme për Donbasin, e modeluar sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së – rezolutë që përcaktoi statusin e përkohshëm të Kosovës pas ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999.Ky model anashkalon njohjen e menjëhershme të sovranitetit, duke ia lënë vendimin popullit në një të ardhme të pacaktuar. Vendos një administratë të përkohshme ndërkombëtare (OKB apo OSBE) në territoret e diskutueshme. Lejon që Ukraina të ruajë pretendimin ligjor për Donbasin, ndërsa i ofron Rusisë një mënyrë “dinjitoze” për të pranuar armëpushimin. Si në Kosovë, edhe në Donbas do të ketë: Referendume të ardhshme për statusin final, rregullim të çështjeve të pronës, kthim të refugjatëve dhe largim të ndikimit rus”, shkruan ai.

Serbia në NATO – Goditje Strategjike për Moskën
“Një hap tjetër i fuqishëm do të ishte anëtarësimi i Serbisë dhe Kosovës në NATO. Serbia është aleat i ngushtë i Rusisë dhe kundërshtare e pavarësisë së Kosovës, e mbështetur nga Moska dhe Pekini në OKB. Nëse: SHBA i ofron Serbisë një marrëveshje të favorshme dhe ndihma ekonomike dhe ushtarake, Vuçiç arrin të arsyetojë politikisht përmbysjen historike përpara opinionit publik serb (ku Trump gëzon popullaritet të madh), atëherë anëtarësimi i Serbisë në NATO do të ishte një tronditje për Kremlinin. Kjo do të: Izolojë më tej Rusinë në Evropë, forcojë pozicionin e Perëndimit në Ballkan, largojë ndikimin rus dhe kinez nga Serbia, nxisë paqe të qëndrueshme mes Beogradit dhe Prishtinës.

Marrëveshje Historike në Shtëpinë e Bardhë, Trump mund të thërrasë udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë në Uashington për të nënshkruar: Një marrëveshje për paqe dhe njohje të ndërsjellë (pa e quajtur formalisht njohje). Angazhim për anëtarësim të përbashkët në NATO (me kushte reformash). Zbatimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Kjo do t’i jepte Trump-it një fitore të jashtëzakonshme diplomatike që s’kanë arritur ta realizojnë presidentët amerikanë prej Bill Clintonit e këtej”, tha ai.

Edward P. Joseph është pedagog në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins (SAIS) dhe studiues i lartë në Institutin për Politikë të Jashtme dhe në Qendrën Merrill për Studime Strategjike

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Kosova News 14/10/2025 14/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!
09:58 -23/07/2026
Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua
09:42 -23/07/2026
Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C
08:20 -23/07/2026
Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika
08:18 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?