KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Joe Bide, u bën thirrje kompanive të veturave që t’u japin më shumë punonjësve grevistë
Botë

Joe Bide, u bën thirrje kompanive të veturave që t’u japin më shumë punonjësve grevistë

Kosova News
Kosova News 09:11 -16/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sindikata e Punonjësve të Industrisë së Veturave tha se do të rifillojë negociatat me prodhuesit e veturave të shtunën, ndërsa greva tashmë po fillon të krijojë mungesa të pjesëve të veturave në Shtetet e Bashkuara. Udhëheqësit e sindikatës thanë se tashmë i kanë dërguar ofertat e tyre kompanive General Motors, Ford dhe Chrysler për zgjidhjen e ngërçit dhe përfundimin e grevës.

Aksioni më ambicioz i sindikatave industriale në Shtetet e Bashkuara në dekada ka shaktuar ndërprerjen e prodhimit të veturave në tre fabrika që prodhojnë modelet Ford Bronco, Jeep Ërangler, Chevrolet Colorado dhe modeleve të tjera më pak të njohura.

Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten “askush nuk dëshiron të hidhet në grevë”, por se kompanitë e veturave kanë gëzuar fitime rekord në vitet e fundit pa i ndarë ato në mënyrë të drejtë me punëtorët, disa orë pasi Sindikata e Punonjësve të Industrisë së Veturave, filloi grevat në tre fabrikat e tre kompanive më të mëdha të automjeteve në Detroit, shkruan Zëri i Amerikës.

Greva në tre fabrika në pronësi të kompanive General Motors, Ford dhe Chrysler të premten, nisi aksionin më ambicioz të punonjësve industrialë në Shtetet e Bashkuara në dekada.

Presidenti Biden tha se “fitimet rekord të korporatave” duhet të çojnë në “kontrata rekord” për anëtarët e Sindikatës së Punonjësve të Industrisë së Veturave, por se fitimet nuk janë ndarë në mënyrë të drejtë me punëtorët.

“Askush nuk dëshiron një grevë, por unë respektoj të drejtën e punëtorëve për të përdorur opsionet e tyre bazuar në sistemin e negociatave kolektive”, tha Presidenti Biden. “Unë e kuptoj zhgënjimin e tyre.”

Deri më tani në negociatat për ndërprerjen e grevës, “kompanitë kanë bërë disa oferta të rëndësishme”, tha zoti Biden. “Por unë besoj se ata duhet të shkojnë më tej për të siguruar që fitimet rekord të korporatave të përkthehen në kontrata më të mira, rekord, pune për Unionin e Punonjësve të Industrisë së Veturave.”

Presidenti Biden tha se ai ka qenë në kontakt me të dyja palët në negociata dhe do të dërgojë dy anëtarë të ekipit të tij, Gene Sperling dhe Sekretaren e Departamentit të Punës Julie Su, në Detroit për të siguruar përfshirjen e administratës në bisedime dhe arritjen e një “marrëveshjeje të favorshme”.

Presidenti Biden, i cili parashikoi gjatë fundjavës së Ditës së Punës se sindikata nuk do të hidheshin në grevë, bisedoi me udhëheqësit e sindikatave dhe prodhuesve të automjeteve të enjten.

Administrata e Presidentit Biden po diskuton gjithashtu ndihmën urgjente për të mbrojtur firmat më të vogla që furnizojnë prodhuesit amerikanë të automjeteve, tha të enjten një burim që ka njohuri për këtë çështje.

Gjatë një vere trazirash të sindikatave të punëtorëve, Presidenti Biden ka përmendur politikat e tij në mbështetje të sindikatave, ndërsa administrata e tij në prapaskenë është përpjekur të lehtësojë rrugën për marrëveshjet me punëdhënësit për të shmangur grevat e kushtueshme, thanë udhëheqësit e sindikatave dhe zyrtarët e administratës.

Por në një kujtesë se sa e vështirë është të qetësosh punëtorët e organizuar në sindikata ndërkohë që reduktohen rritjet e çmimeve që shkaktojnë inflacion, Presidenti Biden dhe Unioni i Punonjësve të Industrisë së Veturave, e vetmja sindikatë e madhe që nuk e mbështeti kandidaturën e tij për një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, nuk janë në të njëjtën linjë.

Sindikatat si Unioni i Punonjësve të Industrisë së Veturave, që përfaqëson 146,000 punëtorë, janë çelësi i strategjisë së Presidentit Biden për të fituar një mandat të dytë në vitin 2024. Ai ka nevojë për mbështetjen e tyre për të fituar përsëri shtete kyçe si Pensilvania dhe Miçigani, të cilat do të vuajnë pasojat më të mëdha të grevave kundër prodhuesve të veturave.

Joe Biden, 80 vjeç, po përmend gjendjen e mirë të ekonomisë në fushatën për rizgjedhje në vitin 2024, duke theksuar shtimin e vendeve të punës, rritjen e pagave dhe zbehjen e frikës nga një rënie e mundshme ekonomike, dhe një grevë e zgjatur mund ta kërcënojë këtë strategji. 

Grevë në fabrikat e gjigantëve amerikanë për prodhim të makinave – punëtorët kanë këto kërkesa…

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 16/09/2023 16/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?