KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Jo mandatimit të Konjufcës” – Krasniqi e Abdixhiku me qëndrim të përbashkët në takimet me presidenten Osmani
Politikë

“Jo mandatimit të Konjufcës” – Krasniqi e Abdixhiku me qëndrim të përbashkët në takimet me presidenten Osmani

Kosova News
Kosova News 17:41 -04/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në kuadër të konsultimeve për situatën e krijuar pasi Lëviza Vetëvendosje, e propozoi Glauk Konjufcën si mandatar të dytë për krijimin e qeverisë.

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka konfirmuar se në takim Krasniqi i ka përsëritur Presidentes qëndrimin e qartë të këtij subjekti se në Kuvendin e Kosovës nuk ekziston shumicë për formimin e një qeverie të re nga kjo legjislaturë.

“Sot pasdite, Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me Presidenten Osmani për t’ia përsëritur qëndrimin e qartë dhe parimor të PDK-së, tashmë të bërë publik edhe përmes komunikatës zyrtare, se në Kuvendin e Kosovës nuk ekziston shumicë për formimin e një qeverie të re nga kjo legjislaturë. Në këtë rrethanë, çdo mandatim i radhës për këdo nga Lëvizja Vetëvendosje do të ishte vetëm një përpjekje e kotë për të fituar kohë, një zvarritje e panevojshme që vetëm do ta thellonte krizën politike, pasigurinë institucionale dhe humbjen e besimit të qytetarëve në institucione”, ka deklaruar Abdullahu.

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me Presidenten Osmani. Zëdhënësi i këtij subjekti, Besian Mustafa, ka bërë të ditur se në takim Abdixhiku ka paraqitur qëndrimet e LDK-së për zhvillimet e fundit politike në vend.

- Reklamë -

Këto takime të Osmanit me krerët e opozitës vijnë pasi sot Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar nënkryetarin e saj, Glauk Konjufca, si kandidat për mandatar për formimin e Qeverisë së re. Megjithatë, përmes komunikatave të ndara për media, PDK, LDK dhe AAK kanë bërë të ditur se janë për zgjedhje të reja dhe nuk do ta votojnë Konjufcën në Kuvend.

Presidentes Osmani nesër i përfundon afati prej 10 ditësh për të vendosur nëse do t’i japë mandat Glauk Konjufcës apo do të shpallë zgjedhje të reja parlamentare.

Gjithashtu lexoni:

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit

Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Kosova News 04/11/2025 04/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore
09:20 -06/06/2026
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit
08:40 -06/06/2026
Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
08:38 -06/06/2026
Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?