Partia Guxo, e cila dikur udhëhiqej nga presidentja aktuale e vendit, Vjosa Osmani, tashmë ka filluar t’i konsolidoj degët e saj nëpër të gjitha qytetet e Kosovës.
Kjo parti, sot mbajti kuvendin e saj zgjedhor në Prishtinë, ku dhe zgjodhi strukturat e saj udhëheqëse të kryeqytetit.

Duke e marrë besimin e 270 delegatëve të Partise “Guxo”, Jeta Statovci është zgjedhur, kryetare e degës në Prishtinë.

Ndryshe, në këtë kuvend morën pjesë, ministrja e jashtme Donika Gërvalla, ai i bujqësisë Faton Peci si dhe deputetët e kësaj partie si Haxhi Avdyli, Burmim Meta e të tjerë.
Më 7, shtator të këtij viti, partia Guxo do ta mbajë kuvendin e saj qendror ku dhe pritet të zgjedhën kryetari dhe strukturat tjera udhëheqëse./KosovaNews/
