Këshilli i Prindërve të Kosovës ka dhënë një lajmin e mirë për gjithë nxënësit që po presin që një muaj përfundimin e grevës dhe fillimin e procesit mësimor.
Këtë lajm të mirë Këshilli i Prindërve e dha dhënë në rrjetin social Facebook.
“Lajm pozitiv që tashmë dhjetëra shkolla të Komunës së Prishtinës po i njoftojnë prindërit për fillimin e mësimit më 3 tetor”, thuhet shkurt nga ky Këshill.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka thënë, më 28 shtator, se i është drejtuar anëtarësisë greviste me një shkresë, përmes të cilës u ka kërkuar të japin mendimin e tyre për idenë që të pezullohet greva në arsim.
Si pasojë e grevave që kanë nisur në sektorin e arsimit më 25 gusht, mbi 300.000 nxënës kanë mbetur pa mësim.
Në fillim të këtij muaji, Qeveria e Kosovës ka paraqitur një pako për përballje me inflacionin, në kuadër të së cilës punonjësit e sektorit publik, përfshirë mësimdhënësit, përfitojnë nga 50 euro shtesë, nisur nga ky muaj./KosovaNews/


