KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Jepen detaje për zjarrin në QKUK: Një i vdekur dhe pesë të lënduar
Siguri

Jepen detaje për zjarrin në QKUK: Një i vdekur dhe pesë të lënduar

Kosova News
Kosova News 08:53 -24/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë kanë pranuar tretman mjekësor si pasojë e zjarrit i cili ndodhi sot rreth orës 00:15 në Klinikën e Psikiatrisë të Qendrës Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).

Lajmin e konfirmuan nga Policia e Kosovës si dhe nga zjarrfikësit në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se një dhomë është përfshirë nga zjarri dhe ende shkaqet e zjarrit nuk dihen.

“Policia dhe zjarrfikësit japin detaje për zjarrin në Klinikën e Psikiatrisë

Sot rreth orës 00:15, është raportuar se  në klinikën e Psikiatrisë në Prishtinë, një dhomë është përfshirë nga zjarri.

Policia dhe prokurori i shtetit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Si pasojë e zjarrit në këtë rast, një person ka vdekur si dhe pesë të tjerë kanë pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, aktualisht  policia në koordinim me prokurorin ka nisur veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin, që është i cilësuar si zjarrvënie dhe Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Edhe komandanti i brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi tregoi se në një dhomë ishte ndezur zjarr dhe si pasojë e zjarrit kishte mbetur i vdekur një person.

Ai tha se pas fikjes së zjarrit, zjarrfikësit kanë bërë ventilimin e klinikës.

“Jemi informuar se ka zjarr në Klinikën e Neuro Psikiatrisë. Kemi dalur në vendin e lartë përmendur, në një dhome ishte shkaktuar zjarr dhe si pasoj e zjarrit dhe tymit kishte vdekur një pacient i kësaj klinike dhe një ishte lënduar. Pasi që ishte ndezur një sfungjer, ishte krijuar tym i madh dhe ishte shpërnda në klinikë. Zjarri ishte shuar, ne kemi bërë ventilimin, largimin e tymit nga klinika. Koha e pranimit të informatës: 00:15”, ka thënë Gashi.

Një pacient i vdekur nga zjarri në dhomë në Psikiatrinë e QKUK-së, dy infermiere dhe mjeku të asfiksuar

Gjithashtu lexoni:

IKShPK: 36 raste me fruth të konfirmuara në Kosovë brenda dy muajve

Karabinierët italianë të KFOR-it patrullojnë në veri të vendit

Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht

Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren

Ish-ministri Shala dënohet me dy vjet burgim për konflikt interesi

Kosova News 24/08/2023 24/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, kërkimet shtrihen në Dajt dhe Elbasan – vrasësi ende në arrati
17:01 -15/06/2026
Bankat në Kosovë ulin disa nga tarifat e shërbimeve, theksohet rritja e konkurrencës dhe transparenca financiare
16:57 -15/06/2026
IKShPK: 36 raste me fruth të konfirmuara në Kosovë brenda dy muajve
16:56 -15/06/2026
Tomë Gashi: Personat që e ofendojnë Rifat Jasharin duhen përjashtuar nga partia
16:54 -15/06/2026
Karabinierët italianë të KFOR-it patrullojnë në veri të vendit
16:52 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?