KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Jep dorëheqje edhe anëtarja e Bordit të RTK-së, Arta Berisha: E paparanueshme që shkelësit e standardeve profesionale të kalojnë pa u ndëshkuar
Politikë

Jep dorëheqje edhe anëtarja e Bordit të RTK-së, Arta Berisha: E paparanueshme që shkelësit e standardeve profesionale të kalojnë pa u ndëshkuar

Kosova News
Kosova News 20:42 -17/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas dorëheqjes së kryetarit të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, Besnik Boletini, dorëheqje ka dhënë edhe anëtarja e këtij bordi, Arta Berisha.

Berisha ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga funksioni i anëtares së bordit të RTK-së pas mbledhjes së bordit të mbajtur sot.

“Për mua ka qenë përgjegjësi e madhe dhe nder të jap kontributin tim profesional në përpjekjen që transmetuesin publik ta avancojmë drejt një shtëpie informative në shërbim të së vërtetës, edukimit dhe emancipimit shoqëror. Falënderoj Kuvendin e Republikës së Kosovës për besimin e dhënë për të qenë pjesë e autoritetit më të lartë drejtues të RTK-së”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Për Berishën ka qenë e papranueshme që shkelësit e standardeve profesionale të kalojnë pa u ndëshkuar sipas rregulloreve të RTK-së.

“Duke qenë mbështetëse e standardeve profesionale në gazetari, të cilat i kam respektuar maksimalisht qoftë si gazetare aktive, qoftë si anëtare e Bordit të RTK-së, për mua ka qenë e paparanueshme që shkelësit e standardeve profesionale të kalojnë pa u ndëshkuar sipas rregulloreve të RTK-së” – ka thënë Berisha.

Ashtu si dorëheqja e kryetarit Boletini, edhe dorëheqja e Berishës vjen pas publikimit në portalin rtklive.com të një raporti të marrë nga media boshnjake “Slobodna Bosna”, i cili etiketonte dy portale kosovare.

Lidhur me publikimin e artikullit të mediumit nga Bosnja e Hercegovina në portalin rtklive.com dhe më pas në edicionin e lajmeve të RTK-së ka pasur reagime të shumta.

Për publikimin e artikullit të mediumit boshnjak në portalin rtklive.com, Berisha duke u mbështetur në raportin e komisionit të RTK-së që e ka trajtuar këtë rast, thotë se u shkelën standardet e gazetarisë dhe bordi i RTK-së u gënjye.

“Raporti i Komisionit të RTK-së është i qartë dhe tregon se në rastin e fundit – botimin e një teksti të paverifikuar dhe të plasuar fillimisht nga një medium tjetër – janë shkelur standardet profesionale të gazetarisë, për më keq: bordi është gënjyer. Kjo për mua është e patolerueshme. Shpresoj se praktika e mosndëshkimit të mos rikthehet në RTK”, ka theksuar Berisha.

Më herët gjatë ditës, edhe kryetari i Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, Besnik Boletini, njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit dhe anëtarit të bordit të RTK-së.

Boletini ka thënë se përpjekjet për të adresuar skandalin e publikimit të një artikulli të paverifikuar gjatë këtyre javëve ishin të përditshme dhe të vazhdueshme, përkundër vështirësive.

“Gjetjet e raportit të komisionit ishin të qarta. Që nga data 9 gusht, zëvendësdrejtori Adi Krasta (që i ka përgjegjësitë e drejtorit) nuk po e adreson këtë raport. Të jesh në krye të transmetuesit publik edhe për një ditë është privilegj, por edhe përgjegjësi. E siç po shihet ai nuk ka vullnet për të marrë masa ndaj atyre që e shkaktuan skandalin”, ka shkruar Boletini në Facebook.

Gjithashtu lexoni:

Nis takimi i Kurtit me liderët e partive politike

Refuzoi ta lironte hapësirën, politikani serb, Stefan Velkoviq largohet nga Policia e Kosovës nga manifestimi i ‘Vidovdanit’

PDK-ja për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Partia e parë nuk ka të drejtë të bllokojë procesin

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Kosova News 17/08/2024 17/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Manifestimet për “Vidovdan”, Policia shoqëron 17 persona
17:19 -28/06/2025
Nis takimi i Kurtit me liderët e partive politike
17:10 -28/06/2025
Konfirmohen shkëmbinjtë më të vjetër në Tokë
16:08 -28/06/2025
Arrestohen dy persona në Prishtinë, u konfiskohet marihuanë, kokainë e bimë kanabisi
16:01 -28/06/2025
Arrestohen dy persona për trafikim dhe kultivim të narkotikëve në Prishtinë
15:40 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?