Pas rastit të fundit të dhunimit të 11-vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale, drejtori i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqje. Transmeton KosovaNews.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ku tha se kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm z. Fehmi Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës.
“Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës” shkroi Sveçla në postimin e tij në Facebook.


