KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Jasharaj: Secili mësimdhënës që mendon se mësimi duhet të fillojë është i lirë ta bëjë
Arsim

Jasharaj: Secili mësimdhënës që mendon se mësimi duhet të fillojë është i lirë ta bëjë

Kosova News
Kosova News 15:40 -16/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Edhe pse është dita e 24-të e grevës së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK) disa shkolla në qytete të ndryshme të vendit e kanë filluar vitin e ri shkollor.

Në Komunën e Podujevës të gjitha shkollat fillore e kanë nisur pjesërisht mësimin, ndërsa edhe në komunën e Gjakovës tashmë pesë shkolla kanë nisur procesin mësimor.

Në lidhje me këtë Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut ka thënë se secili mësimdhënës që mendon se duhet të fillojë mësimi është i lirë ta bëj.

Sipas tij, nëse ekziston që ndonjë shkollë e ka filluar procesin mësimor, SBASHK-u do ta bëjë publike këtë gjë.

“Unë po pres që ta vizitoj edhe Këshillin grevistë e do të marr informacione të sakta, pasi mund të ketë tendenca të DKA-së. Ne nuk do ta fshehim. Këshilli grevistë do ta jap raportin final. Nëse ka shkolla që kanë filluar punën, në SBASHK ka demokraci dhe punëtorët e kanë kërkuar grevën, vetëm ata janë që do ta vendosin se çfarë do të bëhet tutje dhe cilido individ që mendon se duhet t’i kthehet mësimit ne nuk kemi asgjë kundër. Ata vendosin, pasi ne e kemi shpall grevën duke u bazuar në kërkesën e tyre”, ka thënë ai.

Jasharaj po ashtu tha se SBASHK-u është në komunikim të përditshëm me kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve për të marr raporte të detajuara.

“SBASHK-u është në komunikim të përditshëm me kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve për të marr raporte të detajuara nga situata që e kemi në secilën komunë dhe universitete. Dhe ata sjellin informacione që i marrin nga kryetarët e Shoqatave sindikale. Këto takime të përditshme po i mbajmë online”, ka thënë Jasharaj.

Qeveria e Kosovës, të premten publikoi Projektligjin për Paga, për të cilën ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës, kishte thënë se “Fatkeqësisht ende asnjë koment për Projektligjin për Paga”.

Ndërsa, Jasharaj i tha Telegrafit se nuk mund të jap ndonjë koment për këtë pasi nuk është i fushës së ekonomisë.

“Jo nuk e kam lexuar, pasi s’jam ekspert i ekonomisë. S’jam ai që jap unë komente për ligjin. Janë ekipet që punojnë dhe janë profesionalist, të cilët do të dalin me një vlerësim që do ta publikojmë”, tha ndër të tjera, Rrahman Jasharaj. /Telegrafi/ 

Gjithashtu lexoni:

Universiteti i Prishtinës zgjeron bashkëpunimet me universitetet hungareze

Profesori dyshohet se goditi kolegen në Universitetin “Ukshin Hoti”, rasti nën hetim për lëndim të lehtë trupor

Ish-zëvendësministri i Arsimit nga LDK-ja përshëndet arritjet e UP-së: Po e them publikisht se këto dy vjet arsimi i lartë ka përparuar

Përfundon programi i PISA-s, u mbajt online në 239 shkolla të Kosovës

Shkolla në Kalabri do të mund të pranojë 1 mijë nxënës

TAGGED: Arberie Nagavci, Grevat, SBASHK
Kosova News 16/09/2022 16/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Kosovë – Armeni, formacionet zyrtare
18:09 -06/06/2025
Ushtarët e FSK-së konfirmojnë aftësitë profesionale në Kroaci
18:05 -06/06/2025
Stipe Mesiq shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
18:01 -06/06/2025
EULEX-it i zgjatet mandati deri në qershor të vitit 2027
17:55 -06/06/2025
Ushtarët italianë të KFOR-it me patrullime të rregullta në Kosovë
15:15 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?