Drejtoresha e Përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), Susan Flocken, po qëndron sot në Kosovë.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se, pavarësisht përpjekjeve të zonjës Flocken, Qeveria nuk është tërhequr nga qëndrimi i saj.
“Vet fakti që nuk ka asnjë lëvizje as pas kësaj vizite të zonjës Flocken, nuk ka marrëveshje. Kemi pritur shumë nga kjo vizitë”.
Jasharaj ka përsëritur qëndrimin se orët e humbura nga greva nuk do të zëvendësohen.
“Bazuar në kontratë orët e humbura në grevë nuk zëvendësohen. Ndryshe është me orët e humbur në pandemik apo ndonjë fatkeqësi tjetër”.
I pari i SBASHK-ut ka thënë se Qeveria është barrikaduar në qëndrimin e saj dhe nuk po jep ndonjë sinjal se është për dialog apo për ndonjë lëvizje pozitive.


