KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Jasharaj: Avokati i Popullit është angazhuar si ndërmjetsues në mes të sindikatave dhe Qeverisë
Arsim

Jasharaj: Avokati i Popullit është angazhuar si ndërmjetsues në mes të sindikatave dhe Qeverisë

Kosova News
Kosova News 16:47 -18/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, tha se Qeveria vazhdon të barrikadohet dhe të ketë qëndrim të ngurtë karshi kërkesave BSPK-së dhe kjo është parë edhe nga publiku, ku takimin më shumë e shfrytëzuan për të ironizuar se sa për të rregulluar çështjen.

Jasharaj ka thënë për KosovaPress se nuk kanë pranuar ndonjë ftesë të re nga Qeveria për dialog, derisa tregoi se dje këshilli grevistë i BSPK-së, ka takuar Avokatin e Popullit, i cili po angazhohet si një lloj ndërmjetësuesi në mes sindikatave dhe Qeverisë.

“Ai është angazhuar që të jetë një lloj ndërmjetësuesi, mirëpo nga bisedat që e kishim ne, ato që i tha ai, shihet se Qeveria vazhdon të barrikadohet, vazhdon të ketë qëndrim të ngurtë karshi kërkesave tona dhe kjo na bënë të jemi në këtë situatë që jemi. Ne jemi vazhdimisht në kontakt me anëtarësinë tonë, takimet me kryetarë të nivelit komunal dhe të universiteteve, pastaj jem në takime, kolegun tim atje edhe me kryetarin shërbyes civil është takime me ta, pasi që qeveria nuk ka thënë asgjë të re, grevistët janë në të njëjtën pozicion fatkeqësisht”, tha ai.

Ai ka fajësuar qeverinë për mosangazhim të realizimit të kërkesave të tyre, i cili e konsideron takimin eventual si shfrytëzim për të ironizuar e jo për të rregulluar çështjen.

- Reklamë -

“Ne nuk kemi barrikaduar fare, ne këto kërkesa i kemi qe nëntë muaj, Qeveria përveç deklaratave ironike nuk ka bërë asnjë milimetër angazhim për ti realizuar kërkesat tona, madje edhe mediat dhe publiku e pa takimin eventual e shfrytëzojnë për të ironizuar se sa për të rregulluar çështjen, është në dorën e qeverisë dhe ka mjete ka, mundësi që ta përfundojë këtë situatë duke realizuar kërkesat tona e jo ta shfrytëzoj ndonjë takim të rrallë për të nxjerr ndonjë fjali brenda konteksti e për t’u tallur me mua apo me cilindo nga ne. Një qeveri serioze duhet të dëshmohet se është serioze e jo të tallet, por ta bëjë punën e saj”, theksoi ai.

Ndërsa sa i përket draft-ligjit për pagat e mësimdhënësve, ai tha se nuk ka asgjë të qartë në këtë ligj, derisa tha se Qeveria nuk është duke e treguar vlerën e koeficientit.

“Pikërisht para grevës u tha se doli (draft ligji) pastaj këta e publikuan, asgjë të qartë në këtë ligj nuk është. Ne kemi një komision më profesionalistë nga fusha e ekonomisë dhe ata janë duke analizuar dhe besoj do ta japin vlerësimin e tyre. Atë që e them si kryetar i SBAShK-ut, është që çështjet janë shumë të paqarta, ngase askush nga qeveria nuk e thotë saktë dhe zyrtarisht sa do të jetë vlera e koeficientit, sepse çfarë do koeficient që të shkruhet, ata janë vetëm numra pa u argumentuar me vlerën e koeficienteve. Në këtë situatë që jemi, ne mund t’i shohim koeficientet të cilët edhe mund të ndryshojnë gjatë rrugëtimit të ligjit por askush nuk e di sa do të jetë saktë paga e dikujt ngase nuk e dimë vlerën e koeficientit”, shtoi Jasharaj.

Jasharaj shprehet i shqetësuar për draft-ligjin, pasi ai tha se në këtë mënyrë sic është punuar, ka rrezik të shkojë në Kushtetutë.

“Ata luajnë me këtë koeficient dhe kjo është bërë të krijohet një situatë kur do të thoshin se çfarë page. Nganjëherë përmendet 120 por në takime me ne, asnjëherë nuk kanë qenë në gjendje të thonë prerazi sa do të jetë vlera e koeficientit. Thotë se pas publikimit në gazetën zyrtare, do të duhet edhe tetë muaj për t’u vënë në jetë ky ligj, edhe ekspertë që e njohin mirë këtë lëmi kanë dyshime se edhe ky projektligj i punuar në këtë mënyrë, ka rrezik të shkoj në Kushtetuese dhe të kthemi prapë në pikën zero. Është shumë e natyrshme që Qeveria jonë të na ndaj deri atëherë nga 100 euro që të përballemi me sulmet e vazhdueshme të çmimeve”, ka shtuar Jasharaj.

Bashkimi i sindikatave të Pavarura të Kosovës nga data 25 gusht ka nisur grevën në sektorin publik. Ata po kërkojnë hartim dhe hyrje në fuqi sa më shpejt të Ligjit të pagave, plotësim-ndryshimin e ligjit mbi skemat pensionale dhe pagesë 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave.

Gjithashtu lexoni:

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë

MASH-i shpall thirrjen për bursa për vajzat dhe gratë në programet STEM

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

Kosova News 18/09/2022 18/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës
10:30 -06/06/2026
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjistruar
10:09 -06/06/2026
Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:34 -06/06/2026
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore
09:20 -06/06/2026
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit
08:40 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?