Është duke u mbajtur seanca gjyqësore në rastin Banjska, ku sot do të dëgjohen dëshmitë e zyrtarëve policorë Fahri Shala dhe Sedat Dushi.
Dushan Maksimoviq, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq janë tre të akuzarit që janë në masë të paraburgimit, të cilët në seancë u sollën nën masa të rrepta sigurie.
Më 11 shtator, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, e kishte konfirmuar aktakuzën e ngritur për rastin “Banjska”, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Deri tani kanë dëshmuar policët Avni Shala, Elez Peci, Mirsad Kryeziu, Çlirim Shaqiri dhe Alban Rashiti.