KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykata vendos masën e sigurimit ndaj vendimit të ZRRE-së
Siguri

Gjykata vendos masën e sigurimit ndaj vendimit të ZRRE-së

Kosova News
Kosova News 14:16 -27/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Për anulimin e njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për daljen në tregun e lirë të energjisë, është marrë një vendim nga Gjykata Komerciale e Kosovës, Departamenti për Çështje Administrative, më 25 qershor 2025.

Ankesa në Gjykatë ishte dorëzuar nga avokati Agron Selimaj nga Prishtina.

Sipas aktvendimit të datës 25 qershor 2025, Gjykata Komerciale ka aprovuar si të bazuar propozimin e paditësit për caktimin e masës së sigurisë për pezullimin e ekzekutimit të njoftimit. Në këtë aktvendim thuhet se pezullohet ekzekutimi i njoftimit të datës 03.06.2025 për mos lejimin e paditësit që të shtetëzojë furnizimin nga shërbimi universal, derisa gjykata të vendos me një vendim përfundimtar gjyqësor lidhur me padinë.

Gjithashtu, më 19 qershor 2025, Gjykata kishte miratuar kërkesën e paditësit për shtyrjen e ekzekutimit të njoftimit të ZRRE-së, që ndalonte shfrytëzimin e furnizimit nga shërbimi universal.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës qëndron prapa deklarimeve se procesi i liberalizimit është shoqëruar me një sërë shkeljesh procedurale dhe substanciale, të evidentuara edhe nga institucione evropiane.

Në një reagim të saj, Dhoma ka theksuar se deri më sot nuk ka pranuar asnjë aktvendim nga Gjykata lidhur me këtë çështje, ndërsa ka kundërshtuar pretendimin e ZRRE-së se procesi nuk mund të ndalet, duke e cilësuar këtë si shkelje të parimeve të shtetit ligjor dhe të drejtës për mbrojtje gjyqësore.

Edhe Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar për një vendim të dytë gjyqësor brenda dy ditësh, që anulon njoftimin e ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë.

Sipas Odës, ky zhvillim konfirmon shqetësimet e ngritura nga bizneset për ndikimin negativ të këtij vendimi, ndërsa ka inkurajuar të gjitha subjektet që ndihen të cenuara të ndjekin rrugën ligjore. Në këtë kuadër, brenda Odës është krijuar një ekip i posaçëm juristësh për të ofruar ndihmë juridike.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë gjithashtu ka përsëritur shqetësimet e saj për mënyrën e zbatimit të liberalizimit të tregut të energjisë, sidomos në dritën e vendimeve të fundit gjyqësore që kanë pezulluar veprimet e ZRRE-së.

Gjykata ka vendosur që ekzekutimi i njoftimit të ZRRE-së të pezullohet deri në marrjen e një vendimi përfundimtar gjyqësor.

Përveç këtyre rasteve, edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Oda Ekonomike e Kosovës dhe disa biznese të tjera kanë kundërshtuar vendimin e ZRRE-së.

ZRRE kishte njoftuar më parë për caktimin e subjektit juridik KEK si Furnizues i Mundësisë së Fundit për periudhën 31.08.2025 deri më 31.01.2026.

Afati për lidhjen e kontratave është shtyrë pas protestave të bizneseve që kundërshtuan liberalizimin, duke argumentuar se ky vendim do të rëndonte ekonominë e vendit.

Gjithashtu lexoni:

Situata e sigurisë në veri, dy komandantë të KFOR-it takohen me kryetarin e Leposaviqit

Arrestohet i kërkuari 18 vjeçar në Shtime, i dënuar me 4 muaj burgim për vjedhje

Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë

Kapen 55 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë nga Dogana

Osmani për rekrutët e rinj: Një zë i vetëm për Kosovën

Kosova News 27/06/2025 27/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
scattered clouds
34° _ 34°
31%
3 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Torino i bashkohet garës për Ardian Ismajlin
18:03 -27/06/2025
Situata e sigurisë në veri, dy komandantë të KFOR-it takohen me kryetarin e Leposaviqit
17:59 -27/06/2025
Erërat e forta dëmtojnë rrjetin elektrik, Vitia me fshatra mbesin pa rrymë
17:57 -27/06/2025
Stuhi e fuqishme në rajonin e Gjilanit
17:36 -27/06/2025
MAShTI: Gjatë Testit të Arritshmërisë disa nxënës u larguan për përdorim të telefonave
17:01 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?