KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Izraeli vazhdon ofensivën në Gazë pasi SHBA-ja rikonfirmon mbështetjen
Botë

Izraeli vazhdon ofensivën në Gazë pasi SHBA-ja rikonfirmon mbështetjen

Kosova News
Kosova News 19:07 -19/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Forcat izraelite bastisën të martën një nga spitalet e fundit që ende funksiononte në veri të Gazës dhe bombarduan pjesën jugore të saj me sulme ajrore që shkaktuan vdekjen e të paktën 28 palestinezëve.Izraeli po vazhdon ofensivën pasi Shtetet e Bashkuara rikonfirmuan mbështetjen ndaj tij, megjithë alarmin ndërkombëtar në rritje.Lufta që filloi si kundërpërgjigje ndaj sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor, ka shkaktuar vdekjen e 20,000 palestinezëve dhe zhvendosjen e rreth 1.9 milionë të tjerëve, ka shkatërruar pjesën më të madhe të Gazës veriore.Që nga fillimi i saj janë vënë gjithashtu në shënjestër objektiva të SHBA-së dhe Izraelit në të gjithë rajonin. Sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq nga rebelët Houthi të Jemenit të mbështetur nga Irani kanë bërë që kompanitë kryesore të transportit detar – si dhe gjiganti i naftës dhe gazit BP – të pezullojnë tregtinë përmes atij korridori jetik ujor, duke nxitur SHBA-në dhe aleatët e tyre të ndërmarrin një mision të ri kundër këtij kërcënimi.Por gjatë vizitës në Izrael të hënën, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se nuk ishte atje për të diktuar afate kohore për përfundimin e luftimeve. Komentet e tij sinjalizuan se SHBA do të vazhdojë ta mbështesë Izraelin përballë thirrjeve ndërkombëtare në rritje për armëpushim dhe do të vazhdojë t’i ofrojë ndihmë jetike ushtarake.Ndërkohë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po mban të martën një tjetër votim për një rezolutë të propozuar nga vendet arabe që bën thirrje për ndaljen e luftimeve dhe furnizimin me ndihma humanitare të Gazës. Takimi ishte parashikuar për të hënën por u shty.

Diplomatët thanë se po bëhen negociata për të bindur SHBA-në që të abstenojë ose të votojë “pro” rezolutës, pasi i vuri veton një thirrjeje të mëparshme nga Këshilli i Sigurimit për një armëpushim.Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania – ndër aleatët më të ngushtë të Izraelit – iu bashkuan thirrjeve globale për një armëpushim gjatë fundjavës. Në Izrael, protestuesit kanë bërë thirrje për negociata me Hamasin për të lehtësuar lirimin e pengjeve që ende mbahen nga grupi.Ndërkohë Drejtori i CIA-s, William Burns, u takua në Varshavë me kreun e agjencisë së izraelite të zbulimit Mossad dhe kryeministrin e Katarit të hënën. Mesa dihet ky është takimi i parë mes tyre që nga armëpushimi i përkohshëm dhe lirimi i rreth 100 pengjeve në një marrëveshje që ata ndihmuan ta ndërmjetësonin.Por zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby tha se bisedimet nuk ishin në pikën ku mund të flitej për një marrëveshje tjetër së afërmi.Rreth 129 persona vazhdojnë të jenë peng i Hamasit dhe militantëve të tjerë.Kryeministri Benjamin Netanyahu ka këmbëngulur se Izraeli do të vazhdojë të luftojë derisa t’i japë fund sundimit të Hamasit në Gaza, të asgjësojë aftësitë e tij ushtarake dhe të lirojë të gjithë pengjet e marra gjatë sulmit të 7 tetorit. Të paktën për momentin, ai duket se ka mbështetjen e plotë të SHBA-së për një fushatë që mund të zgjasë me muaj apo vite./VOA

Gjithashtu lexoni:

Alarm para finales së Botërorit, ndotja e ajrit shqetëson New York-un

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Kosova News 19/12/2023 19/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
scattered clouds
31° _ 31°
40%
2 km/h
Fri
30 °C
Sat
37 °C
Sun
36 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu dekoron grupin “Marigona” për kontributin në muzikën rock
19:00 -17/07/2026
Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën
18:56 -17/07/2026
Zana Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së
18:22 -17/07/2026
Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat 20 pjesëtarëve të ish-“Mbrojtjes Civile”: Morën paga pa dalë në punë
18:08 -17/07/2026
Enver Dugolli emërohet zëvendësministër i parë në MPB-së
18:04 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?