KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Izraeli: Akuzat për gjenocid, të ngritura nga Afrika e Jugut janë të rreme
Botë

Izraeli: Akuzat për gjenocid, të ngritura nga Afrika e Jugut janë të rreme

Kosova News
Kosova News 12:02 -25/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, kanë deklaruar se Izraeli nuk ka kryer dhe nuk do të kryejë veprime ushtarake në zonën e Rafahut, të cilat mund t`i shkaktojnë popullatës civile palestineze në Gaza, kushte jetese që mund të sjellin, tërësisht ose pjesërisht, shkatërrimin e saj fizik.

Në një postim në platformën X, të MPJ të Izraelit, thuhet se deklaratë, e përbashkët e Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtetit të Izraelit, Tzachi Hanegbi, dhe Zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Shtetit të Izraelit, Oren Marmorstein, është se akuzat për gjenocid të ngritura nga Afrika e Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë janë të rreme, skandaloze dhe moralisht të pështira.

“Pas sulmit të tmerrshëm kundër qytetarëve të Izraelit më 7 tetor 2023, Izraeli filloi një luftë mbrojtëse dhe të drejtë për të eliminuar Hamasin dhe për të siguruar lirimin e pengjeve tanë. Izraeli po vepron bazuar në të drejtën e tij për të mbrojtur territorin dhe qytetarët e tij, në përputhje me vlerat e tij morale dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke përfshirë të drejtën ndërkombëtare humanitare”, thotë MPJ e këtij vendi.

Izraeli thotë se nuk ka kryer dhe nuk do të kryejë veprime ushtarake në zonën e Rafahut, të cilat mund t’i shkaktojnë popullatës civile palestineze në Gaza kushte jetese që mund të sjellin, tërësisht ose pjesërisht, shkatërrimin e saj fizik.

“Izraeli do të vazhdojë përpjekjet e tij për të mundësuar ndihmën humanitare dhe do të veprojë, në përputhje të plotë me ligjin, për të reduktuar sa më shumë që të jetë e mundur dëmin e shkaktuar ndaj popullatës civile në Gaza. Izraeli do të vazhdojë të mundësojë që kalimi Rafah të mbetet i hapur për hyrjen e ndihmës humanitare nga ana egjiptiane e kufirit dhe do të parandalojë grupet terroriste që të kontrollojnë kalimin”, shkruan kjo ministri në X.

Gjithashtu lexoni:

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Kosova News 25/05/2024 25/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!
09:58 -23/07/2026
Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua
09:42 -23/07/2026
Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C
08:20 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?