KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Izrael, protesta masive kundër kryeministrit Netanyahu
Botë

Izrael, protesta masive kundër kryeministrit Netanyahu

Kosova News
Kosova News 20:33 -18/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Mijëra izraelitë organizuan një demonstratë masive në Jerusalem të hënën për të protestuar kundër politikave të luftës në Gazë të kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Protesta filloi përballë Knesset-it, Parlamentit të Izraelit dhe më pas vazhdoi tek rezidenca private e kryeministrit Netanyahu. Protestuesit kërkuan që qeveria të negociojë me Hamasin për rikthimin e pengjeve që ende mbahen nga grupi militant palestinez, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ thotë se disa nga protestuesit u shkëputën nga turma dhe bënë përpjekje të kalonin përtej barrikadave të policisë. Forcat e sigurisë arritën t’i zmbrapsin protestuesit, duke përdorur edhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.

Protestat u mbajtën disa orë pasi Netanyahu shpërndau kabinetin e tij të luftës, një vendim që pritej pasi Benny Gantz dhe Gadi Eisenkot, dy ish-gjeneralë dhe politikanë të qendrës, dhanë dorëheqjen javën e kaluar për shkak të mosmarrëveshjeve me kryeministrin mbi drejtimin e luftës.

Gantz iu bashkua qeverisë së unitetit të kryeministrit Netanyahu në tetor, në fillim të luftës, dhe kërkoi formimin e kabinetit të luftës.

Shtëpia e Bardhë tha të hënën se shpërbërja e kabinetit të luftës ishte një çështje “e brendshme” e qeverisë së Izraelit dhe se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Netanyahu-n.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, u tha gazetarëve, gjatë një konference, se nuk i takon Uashingtonit të vendosë se kush duhet të jetë në qeverinë e Izraelit.

Megjithatë, Miller shtoi se Shtetet e Bashkuara do të shprehin publikisht mosmarrëveshjet mbi politikat “që ne mendojmë se janë joproduktive, jo vetëm për gjendjen e popullit palestinez, por edhe për sigurinë e Izraelit”.

Ndërkaq, një “ndërprerje taktike” 11-orëshe, gjatë ditës, në operacionet ushtarake izraelite në pjesën jugore të Rripit të Gazës, hyri në fuqi të hënën.

Izraeli tha se ndërprerja e ofensivës në Gazën jugore do të vazhdojë deri në një vendim tjetër dhe se do të lejojë kamionët me ndihma humanitare të arrijnë në vendkalimin Kerem Shalom, të kontrolluar nga Izraeli. Kjo është pika kryesore për hyrjen e ndihmave. Më pas kamionët do të mund të udhëtojnë në një autostradë aty pranë për të ofruar ushqime dhe furnizime mjekësore, të nevojshme në pjesë të tjera të Gazës.

“Ndërprerja taktike” e ofensivës, e shpallur nga ushtria izraelite, vlen për rreth 12 kilometra rrugë në zonën e Rafahut. Por kjo ndërprerje është shumë larg një armëpushimi të plotë që komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, po bëjnë trysni që të pranohet nga Izraeli dhe Hamasi. Armëpushimi i propozuar do të ndalonte luftimet në të gjithë Gazën për gjashtë javë dhe bën thirrje për lirimin e më shumë pengjeve të mbajtura nga Hamasi në këmbim të palestinezëve të burgosur nga Izraeli.

Momentalisht nuk ka asnjë shenjë përparimi në bisedimet e ngecura për armëpushim.

Ndalimi i kufizuar i luftimeve, nëse vazhdon, mund të ndihmojë në plotësimin e disa prej nevojave të palestinezëve, që janë shtuar edhe më shumë javët e fundit, ndërsa Izraeli bënte ofensivën ushtarake në Rafah.

Izraeli tha se rruga ku janë ndalur përkohësisht luftimet do të rriste fluksin e ndihmave në pjesë të tjera të Gazës, përfshirë Khan Younisin, kampin e improvizuar të të zhvendosurve ‘Muwasi’ dhe Gazën qendrore. Në pjesën veriore të Gazës, që është goditur rëndë nga lufta tashmë në muajin e saj të nëntë, kanë hyrë mallrat nga një vendkalim në veri.

Nga 6 maji deri më 6 qershor, OKB-ja merrte mesatarisht 68 kamionë ndihma në ditë, sipas shifrave të zyrës për çështjet humanitare të OKB-së. Në muajin prill hynin 168 kamionë në ditë, shifra këto shumë më të vogla se ajo prej 500 kamionëve në ditë, që organizatat humanitare thonë se janë të nevojshme.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, përshëndeti njoftimin e Izraelit dhe tha se shpresonte që “ndërprerja taktike” e luftimeve do të çonte në “masa të mëtejshme konkrete nga Izraeli për të trajtuar çështjet e mëparshme humanitare në Gazë”.

Por ndërprerja e kufizuar e luftimeve u sulmua nga ultra-nacionalistët në qeverinë e Netanyahut, të cilët kundërshtojnë ndalimin e luftës.

Ushtria tha se luftimet nuk janë duke u ndalur në pjesën tjetër të Gazës jugore.

Hamasi vrau 1200 persona gjatë sulmit terrorist të 7 tetorit në Izrael dhe mori 250 pengje, thonë autoritetet izraelite. Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, të drejtuar nga Hamasi, thonë se më shumë se 37.000 palestinezë janë vrarë në luftë, shifër kjo që përfshin civilë dhe luftëtarë/ voa

 

Gjithashtu lexoni:

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Kosova News 18/06/2024 18/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?