KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Izmaku optimiste për marrëveshje me LVV-në: Limaj në krye të Kuvendit, epilogu pritet gjatë fundjavës
Politikë

Izmaku optimiste për marrëveshje me LVV-në: Limaj në krye të Kuvendit, epilogu pritet gjatë fundjavës

Kosova News
Kosova News 13:01 -17/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka deklaruar sot se pret që gjatë fundjavës të arrihet marrëveshja ndërmjet kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për zgjidhjen e ngërçit politik dhe formimin e institucioneve të reja.

Në një prononcim për media, Izmaku theksoi se partia e saj nuk ka hequr dorë nga kërkesa që Limaj të jetë në krye të Kuvendit të Kosovës, si pjesë e marrëveshjes eventuale me LVV-në.

“Jo, absolutisht. Ne jemi në atë diagonale të bisedimeve me çështjen që zoti Limaj të jetë në krye të Kuvendit dhe presim në fundjavë që të ketë një epilog pozitiv të bisedimeve”, tha Izmaku.

Ajo shtoi se Limaj ka treguar gatishmëri për të tejkaluar interesat personale dhe partiake në funksion të interesit shtetëror.

“Të shpresojmë që më në fund dikush po del mbi egot personale dhe partiake, e ky duket që do të jetë zoti Limaj, sepse që nga fillimi e ka ndryshuar diskursin politik në këtë vend”, u shpreh deputetja.

Izmaku u shpreh optimiste se takimet që po zhvillohen ndërmjet liderëve do të kenë rezultat konkret në ditët në vijim.

“Të shpresojmë që kjo marrëveshje, këto bisedime që kanë shkuar me muaj të tërë, ta prodhojnë një rezultat dhe Kosova të ketë institucione”, përfundoi ajo.

Deklarata e saj vjen në kohën kur vendi ndodhet në një ngërç institucional, me përpjekje të shumta të pasuksesshme për konstituimin e legjislaturës së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Afati kushtetues për formimin e institucioneve përfundon më 26 korrik 2025.

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Kosova News 17/07/2025 17/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?