Një grua me shtetësi të huaj është ankuar në Policinë e Kosovës të shtunën në Gjakovë, se nëpërmjet rrjeteve sociale, është mashtruar nga një person i panjohur.
Sipas saj, i dyshuari i është prezantuar si shitës i komplekseve banesore, duke i marrë viktimës një shumë të konsiderueshme të hollash.
Rasti është iniciuar si “mashtrim”, ndërsa po merren veprimet hetimore.
“Ankuesja shqiptare me nënshtetësi të huaj, ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale ishte mashtruar nga një person i panjohur. I dyshuari ishte prezantuar si shitës i komplekseve banesore duke i marr viktimës një shumë të konsiderueshme të hollash. Lidhur me rastin janë duke u ndërmarr veprime hetimore”, thuhet në njoftimin policor.


