Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka emëruar këshilltar ish-sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës për afro 17 vite, Ismet Krasniqi.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate nga Zyra e Presidencës.
“Këshilltari Krasniqi ka qenë mbështetës profesional i të gjitha proceseve me rëndësi të veçantë për vendin tonë, duke filluar nga Pakoja e ish- Presidentit Ahtisari, përgatitja profesionale e teknike për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, përmbyllja e mbikëqyrjes së Pavarësisë, angazhimi teknik në përcjelljen dhe kompletimin e dokumentacionit për nevojat e delegacionit tonë në GJND, si dhe përgatitjet për amendamentet kushtetuese”, thuhet në njoftim.


