KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ismaili: Inteligjenca artificiale transformon sistemin financiar
Ekonomi

Ismaili: Inteligjenca artificiale transformon sistemin financiar

KosovaNewss
KosovaNewss 20:07 -10/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Guvernatori Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili mori pjesë në konferencën me temë “Epoka e Inteligjencës Artificiale: Teknologjia si mjet, vlerat si mision”, organizuar nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK).

Në fjalën e tij, Guvernatori i BQK-së,  Ahmet Ismaili, vlerësoi konferencën si një iniciativë të rëndësishme për të diskutuar sfidat dhe mundësitë që sjell teknologjia në sektorin financiar. Ai theksoi se përkrah mundësive që sjell inteligjenca artificiale, ajo kërkon edhe kujdes të shtuar në aspektet e etikës, mbrojtjes së të dhënave dhe integritetit profesionale. Ai paralajmëroi se  përdorimi i IA-së, pa kontrolle dhe mbikëqyrje adekuate, mund të krijojë rreziqe për stabilitetin e sistemit financiar. Këto rreziqe lidhen me integrimin e IA-së në funksionet bazë të institucioneve, zhvillimet teknologjike në modelet gjenerative, varësinë nga një numër i kufizuar ofruesish të infrastrukturës dhe pajisjeve.

Për të adresuar këto sfida, Guvernatori Ismaili potencoi se BQK ka avancuar kornizën rregullative përmes Rregullores për Sistemet e Informacionit dhe Menaxhimin e Rrezikut Kibernetik, krahas forcimit të kapaciteteve mbikëqyrëse për të siguruar një përdorim të qëndrueshëm dhe të sigurt të teknologjive të avancuara, duke ruajtur stabilitetin financiar, besimin publik dhe integritetin e sistemit. Gjithashtu, BQK-ja ka miratuar Strategjinë e Sigurisë Kibernetike për periudhën 2025-2028, e cila është në përputhje me objektivat e Planit Strategjik të BQK-së për krijimin e një kornize rregullative dhe mbikëqyrëse që adreson rreziqet kibernetike dhe forcon kapacitetet operacionale të institucionit.

Në aspektin global, Guvernatori Ismaili theksoi se, sipas studimeve të Bankës Qendrore Evropiane, Komitetit të Bazelit dhe Bordit të Stabilitetit Financiar, inteligjenca artificiale po ndikon thellësisht në transformimin e sistemit financiar. Gjetjet e përbashkëta tregojnë se IA përmirëson analizat dhe vendimmarrjen, rrit efikasitetin në shërbimet bankare dhe mbështet monitorimin e rrezikut, por njëkohësisht kërkon forcimin e kuadrit rregullator, të mbikëqyrjes dhe të menaxhimit të të dhënave, për të siguruar përdorim të qëndrueshëm dhe të sigurt të saj në sektorin financiar.

Guvernatori i BQK-së theksoi se përdorimi i IA-së duhet të shoqërohet me qeverisje të fortë, kontrolle të përshtatshme dhe etikë profesionale, ndërsa roli i kontabilistëve dhe auditorëve mbetet vendimtar për ruajtjen e pavarësisë dhe standardeve etike. Ai nënvizoi se gjykimi njerëzor nuk mund të zëvendësohet, por duhet të ndërthuret me potencialin transformues të teknologjisë për të ndërtuar një sistem financiar më të qëndrueshëm, inovativ dhe të besueshëm.

Konferenca ku morën pjesë drejtuesit e Administratës Tatimore, Zyrës Kombëtare e Auditimit, dhe Njësisë për Inteligjencë Financiare dhe institucioneve tjera publike, përfaqësues të universiteteve, kontabilistë, auditorë, përfaqësues të institucioneve financiare, si dhe ekspertë ndërkombëtarë, ofroi një platformë për dialog të hapur, duke mundësuar shkëmbim përvojash dhe diskutim mbi praktikat më të mira për përdorimin e inteligjencës artificiale.

BQK  thekson se vazhdon të jetë e përkushtuar në modernizimin e kornizës ligjore dhe kapaciteteve infrastrukturore, duke avancuar inovacionin dhe teknologjinë në sektorin financiar, në përputhje me Planin Strategjik dhe në bashkëpunim me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë.

Gjithashtu lexoni:

Rriten sërish çmimet e derivateve, nafta arrin në 1.69 euro për litër

Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve

Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit

Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit

Ministria e Infrastrukturës: Vazhdon sanimi i rrugës Mitrovicë–Bajgorë, planifikohet edhe rehabilitimi i plotë i segmentit

KosovaNewss 10/11/2025 10/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Rriten sërish çmimet e derivateve, nafta arrin në 1.69 euro për litër
09:23 -24/07/2026
Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë
08:40 -24/07/2026
SHBA-ja vendos tarifa ndaj dhjetëra partnerëve tregtarë
08:37 -24/07/2026
Haxhiu sot mban konferencë për media
08:33 -24/07/2026
Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?