KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Ishim gati, por s’na pyetën fare”, Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi
KulturëSport

“Ishim gati, por s’na pyetën fare”, Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kosova News
Kosova News 17:07 -15/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Javën e kaluar, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) zyrtarisht shpalosi kandidaturën për organizimin e Kampionatit Evropian të Futbollit Euro 2027 për grupmoshat U21. Por, ky kandidim u bë duke bashkuar forcat me Serbinë, lajm ky që ngjalli reagime të ashpra në Kosovë.

Një reagim po kaq të ashpër e ka bërë edhe ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku.

Duke folur për KosovaPress rreth kësaj teme, Çeku ka zbuluar se nuk ka pasur fare komunikim të Shqipërisë me Kosovës për këtë aplikim, derisa ka përmendur faktin se Shqipëria është parë si partner i padiskutueshëm kur Kosova fitoi të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare.

“Sa herë Kosova tenton të organizojë një ngjarje ndërkombëtare, adresa jonë e parë është Shqipëria, këtë e kemi treguar edhe në Lojërat Mesdhetare dhe jo vetëm dje të jemi shumë të hapur tani, për Lojërat Mesdhetare ne kishim nevojë për një shtet partner që kishte dalje në det dhe teknikisht kishte edhe opsione të tjera, por ne asnjëherë nuk kemi menduar për to, për ne Shqipëria ka qenë partner i natyrshëm, prandaj kemi shkuar vet dhe kemi insistuar që Shqipëria të jetë partneri i Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Të paktën i njëjti komunikim nuk ka ndodhur në rastin e aplikimit për U21 në futbollit e vitit 2027 nga ana e Shqipërisë”, theksoi Çeku.

Tutje, i pari i MKRS-së bëri të ditur se nuk kanë pasur asnjë informatë për këtë aplikim të Shqipërisë, derisa ka hedhur poshtë pretendimet se Kosova është anashkaluar për shkak se nuk posedon infrastrukturën e nevojshme.

“Ne vetëm kuptuam lajmin kur u bë publike kandidatura formale dhe kishte një lloj konstatimi për mua pak të çuditshëm nga ana e Shqipërisë, një lloj konstatimi pa konsultim paraprak se ne nuk i plotësojmë kushtet. Nëse flasim për vitin 2027 ne deri atëherë do t’i kemi disa stadiume të kategorive të larta që janë të gatshme për lojë dhe këtë po e them dhe këtë po e them me dinamikën e lojërave që po zhvillohen tani, është analizë e bazuar e nuk është premtim elektoral. Dinamika e punëve në teren si po zhvillohen dhe afatet e përmbylljes na tregojnë që brenda dy viteve ne do t’i kemi disa stadiume të kategorive të larta që janë të gatshme dhe besoj që me këtë, ne do ta kishim plotësuar edhe kushtin e nevojshëm minimal për të qenë bashkë-organizatore e këtyre lojërave”, shtoi i pari i MKRS-së.

Tutje, Çeku theksoi se zhgënjimi ishte edhe më i madh ku u bë e ditur se Serbia nuk është e gatshme me infrastrukturën që kërkohet dhe se për këtë organizim dhe se atje sapo kanë nisur investimet në disa stadiume, andaj duke parë këtë situatë, sipas Çekut, Shqipëria është dashur të jetë më korrekte në këtë rast ndaj Kosovës.

“Reagime kishte shumë, natyrisht unë shpresoj që ato nuk prishin raportin shumë të mirë mes Kosovës dhe Shqipërisë në shumë fusha, përfshirë edhe në sport, mirëpo pak më shumë korrektësi do të ishte më mirë në këtë rast. Të paktën komunikimi të kishte ekzistuar me kohë, ne të ishim të informuar, ne ta kishim versionin tonë të transmetuar qartë në anën tjetër. Ajo çfarë ndodhi pas atij lajmi, ishin informatat se edhe Serbia në fakt nuk është ende e gatshme me infrastrukturë të futbollit për këtë organizim të vitit 2027 dhe ata tek tani janë duke investuar në disa stadiume për t’u bërë gati. Prandaj arsyetimi se Kosova nuk është e gatshme nuk qëndron sepse po del që as Serbia nuk qenka e gatshme për atë lloj organizimi”, tha Çeku në fund.

Ndryshe, kandidatura e Shqipërisë bashkë me Serbinë është në shqyrtim e sipër dhe se vendimi pritet të merret nga UEFA në javët e ardhshme./KSP

Gjithashtu lexoni:

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës

Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje

Po avancojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë

Spanja eliminon Portugalinë, Ronaldo largohet me lot në sy

UEFA kritikon ashpër FIFA-n lidhur me vendimin për Balogunin

Kosova News 15/05/2024 15/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së
15:12 -08/07/2026
Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti
14:48 -08/07/2026
Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
14:12 -08/07/2026
​16 subjekte politike nuk arritën të merrnin as nga 1 për qind të votave më 7 qershor
13:53 -08/07/2026
Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha
13:30 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?