KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-zyrtarja e Gjendjes Civile pranon fajësinë, thotë se për shkak të volumit të punës s’respektoi procedurat për regjistrimin e një personi
Siguri

Ish-zyrtarja e Gjendjes Civile pranon fajësinë, thotë se për shkak të volumit të punës s’respektoi procedurat për regjistrimin e një personi

Kosova News
Kosova News 15:05 -03/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-zyrtarja e Gjendjes Civile në Komunën e Vushtrrisë, Hamide Uka, në seancën e shqyrtimit fillestar të hënën në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, e ka pranuar fajësinë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, duke thënë se për shkak të ngarkesës dhe volumit të madh të punës nuk ka respektuar procedurat ligjore për regjistrimin e një personi civil.

Deklarimin rreth fajësisë, e akuzuara Uka e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori Sahit Tmava dhe njoftimit të saj me të drejtat e saj, si dhe pasojat dhe benefitet e pranimit të fajësisë.

E akuzuara tha se ka ndodhur lëshim, për shkak të ngarkesës dhe volumit të madh të punëve që kishte pasur.

Kështu, prokurori Tmava i propozoi gjykatës që të aprovojë pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarës pasi që ky deklarim është bërë në mënyrë vullnetare dhe në përputhje me shkresat e lëndës.

Gjyqtari i rastit, Mentor Hajraj deklaroi se paraprakisht kanë kontaktuar me Odën e Avokatëve të Kosovës për të refruar një mbrojtës për të akuzuarën Uka, pasi e njëjta e ka njoftuar gjykatën se nuk mund të angazhojë mbrojtës për shkak të kushteve ekonomike. Andaj, ia ka caktuar të akuzuarës mbrojtës sipas detyrës zyrtare, avokatin Ali Rexha.

Kurse, avokati Rexha i propozoi gjykatës që të pranojë pranimin e fajësisë nga ana e të mbrojturës së tij, pasi është konsultuar mjaftueshëm me të njëjtën si dhe ky pranim është në përputhje me shkresat e lëndës.

Më pas, gjyqtari Hajraj aprovoi pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarës.

Kurse, me rastin e matjes së lartësisë së dënimit, avokati Rexha i propozoi gjykatës që si rrethanë veçanërisht lehtësuese për matjen e lartësisë së dënimit të marrë faktin se e njëjta është person i shtyrë në moshë, ka probleme shëndetësore, është pensioniste, e gjendjes së dobët ekonomike dhe nuk është e dënuar më parë, , raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjyqtari Hajraj konstatoi se shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 4 prill 2023.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 24 maj 2022, ka ngritur aktakuzë kundër Hamide Ukës, me arsyetimin se më 6 maj 2019 duke shfrytëzuar pozitën zyrtare ose autorizimin, ka tejkaluar kufirin e autorizimit të saj, me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, gjegjësisht për personin Alban Basha.

Sipas aktakuzës, e njëjta në ditën e lartpërmendur, si zyrtare për regjistrimin civil të banorëve në Komunën e Vushtrrisë, me qëllim të regjistrimit në sistemin elektronik, ka futur të dhëna për personin Alban Basha, ndërsa nuk e ka respektuar procedurën lidhur me regjistrimin dhe lëshimin e ekstraktit të lindjes, e as procedurën e verifikimit dhe Udhëzimit Administrativ për regjistrimin civil, sepse nuk e ka bërë vështrimin në të gjitha librat, e as nuk e ka siguruar dokumentacionin e fotokopjuar, sipas procedurës e cila parashihet për regjistrimin e civilëve, e që ishte e obliguar ta bëjë para se të fillojë ekzekutimin e çfarëdo veprimi zyrtar.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, par.1 të Kodit Penal.

Gjithashtu lexoni:

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare e mashtrim në prokurim publik

Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Podujevë: Gjashtë të arrestuar, i dyshuari kryesor në arrati

Drejtori i “Ibër-Lepencit”: Sulmi shkaktoi mbi 376 mijë euro dëm, furnizimi me ujë u ndërpre pesë ditë

Gjendet pa shenja jete një person

Mbahet seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc

Kosova News 03/04/2023 03/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Dogana ndalon produkte të padeklaruara në Han të Elezit, dyshohet se rrezikonin shëndetin e qytetarëve
13:05 -27/07/2026
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare e mashtrim në prokurim publik
12:19 -27/07/2026
Kosova siguron kredi prej 60 milionë eurosh për Fshatin Olimpik të Lojërave Mesdhetare 2030
12:16 -27/07/2026
Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Podujevë: Gjashtë të arrestuar, i dyshuari kryesor në arrati
11:34 -27/07/2026
Konjufca: Nuk kam synime për postin e presidentit, duhet kompromis ndërmjet partive
11:31 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?