KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-Ushtari i  UÇK-së Frashër Oseku me letër të hapur distancohet nga OVL që bojkotuan përvjetorin e pavarësisë dhe Epopenë e UÇK-së
Opinion

Ish-Ushtari i  UÇK-së Frashër Oseku me letër të hapur distancohet nga OVL që bojkotuan përvjetorin e pavarësisë dhe Epopenë e UÇK-së

Kosova News
Kosova News 17:28 -14/02/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Opinion nga Frashër Oseku

UNË FRASHËR OSEKU KAM NJË LETËR TË HAPUR PËR VETERANËT E VËRTETË TË LUFTËS DHE POPULLIN E KOSOVËS

Unë, Frashër Oseku, që nga dita e parë kam refuzuar të jem pjesë e një organizate që nuk përfaqëson idealet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kam refuzuar statusin e veteranit nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) sepse kjo organizatë nuk është më ajo që duhet të ishte: një zë i vërtetë i atyre që luftuan për lirinë e Kosovës. Përkundrazi, ajo është kapur nga partitë politike, kryesisht nga PDK dhe AAK, dhe është shndërruar në një vegël për interesa personale dhe politike.

Sot, në vend që të mbrojë të drejtën e veteranëve të ndershëm, kjo organizatë ka zgjedhur të mbrojë interesat e partive dhe individëve që e kanë shkatërruar këtë vend. Në vend që të nderojë sakrificën e atyre që dhanë jetën për Kosovën, ajo ka lejuar që lista e veteranëve të fryhet me emra të rremë, duke e kthyer këtë status në një tallje të paturpshme ndaj atyre që vërtetë luftuan me armë në dorë. A mund ta quajmë këtë drejtësi? A mund ta quajmë këtë respekt për luftën tonë?

TRADHTIA NDAJ LUFTËS DHE REPUBLIKËS

UÇK-ja nuk luftoi për interesa personale, për tenderë e për pushtet, por për një Kosovë të lirë, të drejtë dhe sovrane. Çfarë shohim sot? Një OVL-UÇK që hesht përballë korrupsionit, një organizatë që bashkëpunon me partitë politike të cilat po e çojnë Kosovën drejt rrënimit. Kjo organizatë nuk mbron më vlerat kombëtare, por interesat e një grushti njerëzish që e kanë kapur shtetin dhe po e mbajnë peng zhvillimin e tij.

A është kjo ajo për të cilën luftuam? A është ky ideali i Adem Jasharit, i Zahir Pajazitit, i Mujë Krasniqit dhe i mijëra dëshmorëve që ranë për Kosovën? Jo! Kjo është një tradhti ndaj sakrificës së tyre. Kjo është një organizatë që punon për pushtetin, jo për historinë!

NJË THIRRJE PËR DISTANCIM

Sikurse edhe Gezim Mekuli, unë kam zgjedhur të mos jem pjesë e kësaj organizate dhe ftoj të gjithë veteranët e ndershëm të distancohen nga ajo. Të gjithë ata që vërtetë e ndjejnë se kanë luftuar për Kosovën dhe jo për interesa partiake duhet ta thonë hapur: Nuk e njohim këtë organizatë si përfaqësuese të idealeve të luftës sonë!

Të nderuar bashkëluftëtarë, nëse vërtetë besoni në drejtësi, nëse vërtetë besoni në sakrificën e asaj lufte, atëherë mos lejoni që emrat tanë të përdoren për qëllime politike! Nuk jemi ne ata që luftuam për ta pasuruar një grusht njerëzish. Nuk jemi ne ata që dolëm malit për të krijuar një kastë të paprekshme që sot tallet me popullin dhe veteranët e vërtetë.

NUK KA LIRI PA TË VËRTETËN

Sot, Republika e Kosovës është në rrezik nga ata që e kanë kapur shtetin dhe po e minojnë atë për përfitime personale. OVL-UÇK nuk është më zëri i luftëtarëve, por zgjatimi i partive që e kanë keqpërdorur dhe rrënuar këtë vend.

Dhe unë, Frashër Oseku, e kisha me të drejtë që nga fillimi. Sepse nuk mund të jem pjesë e një mashtrimi! Sepse nuk mund të pranoj që lufta jonë të keqpërdoret për karrierë dhe para! Sepse e dua Kosovën, por jo të kapur nga hajdutët e politikës!

Ftoj të gjithë ata që e ndjejnë të njëjtën gjë të mos heshtin. Është koha të flasim. Është koha të mbrojmë idealet e vërteta për të cilat luftuam.

Lavdi dëshmorëve! Turp atyre që e shkelin gjakun e tyre për përfitime personale!

Me respekt,

Frashër Oseku

Gjithashtu lexoni:

Nderohet figura e Bujar Bukoshit, homazhe në Kuvendin e Kosovës

Trendafilova: Procesi është transparent dhe i mbikëqyrur ndërkombëtarisht

KQZ miraton afatet dhe planin për organizimin e Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit

Kurti për arrestimin e Spahiut: Sjellja jonormale e Serbisë s’duhet të normalizohet

Sveçla: MPJ po punon për lirimin e Arbnor Spahiut

Kosova News 14/02/2025 14/02/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
77%
1 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Rasti Banjska, Peci: E shihnim rreshterin por nuk kishim çka të bënim
10:51 -12/06/2025
DASH pas ujdisë për pranim të migrantëve të dëbuar nga SHBA: Jemi falënderues ndaj partnerit tonë Kosovës
10:35 -12/06/2025
Osmani për Ditën e Çlirimit: Kosova e Lirë, përjetë krenare
10:03 -12/06/2025
Kurti: Bujar Bukoshi, emër kyç në historinë e çlirimit të Kosovës
10:01 -12/06/2025
Mbahet sërish një seancë për rastin “Banjska”, sot dëgjohen dy dëshmitarë
09:07 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?