KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish- krerët e UÇK-së, Thaçi, Selimi, Veseli dhe Krasniqi deklarohen sërish të pafajshëm
Siguri

Ish- krerët e UÇK-së, Thaçi, Selimi, Veseli dhe Krasniqi deklarohen sërish të pafajshëm

Kosova News
Kosova News 10:15 -03/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish- udhëheqësit e Ushtrisë i Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Kransiqi janë deklaruar sërish para trupit gjykues se janë plotësisht të pafajshëm.

Ata me radhë e kanë konfirmuar deklarimin e tyre të parë se janë të pafajshëm pasi Gjykata i pyeti për t’u deklaruar prap për fajësi ose pafajësinë.

I pari ishte Hashim Thaçi që deklaroi para trupit gjykues se është plotësisht i pafajshëm.

Ndërsa Jakup Krasniqi, tha se është i pafajshëm dhe s’ka asnjë lidhje me akuzat që u lexuan.

“S’kam asnjë lidhje me pikat që i lexoi prokuroria para pak kohësh. Akuzën e kuptoj, por nuk pajtoj pasi nuk mbaj asnjë përgjegjësi me atë që e flet akuza. Jam plotësisht i pafajshëm”, tha ai.

“Po gjithsesi, e shprehi pakënaqësinë time për një vonesë të tillë 2 vjeçare e gjysmë, megjithatë ju falënderoj, jam tërësisht i pafajshëm”, tha Veseli.

“Jam i pafajshëm për të gjitha pikat në aktakuzë”, deklaroi Selimi.

Ndërsa, Zyra e Prokurorisë Speciale i numëroi pikat e akuzës.

“Të akuzuari me anë të pjesëmarrjes së përbashkët, kryen, ndihmuan dhe inkurajuan. Dinin ose kishin arsye të dinin se krimet e kryera ishin në prag të kryerjes ose ishin kryer nga vartësit dhe nuk morën masat për parandalimi ne atyre dhe për ndëshkimin e kryerësve të tyre. Ata kanë përgjegjësi penale për: ndjekje, krim kundër njerëzimit, burgosje, arrestim, akte të tjera çnjerëzore, krim kundër njerëzimit i ndëshkuar, trajtim mizor, krim lufte, torturë, krim kundër njerëzimit, torturë, vrasje e paligjshme”, tha.

Sot ka filluar edhe zyrtarisht seanca gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Për të parë gjykimin klikoni në linkun më poshtë

https://streaming.scp-ks.org/sq/index.html

Nis në Hagë gjykimi i ish- krerëve të UÇK-së

Gjithashtu lexoni:

Gazetari Valon Syla në mbajtje 48-orëshe, dyshohet për dhunë në familje

Beogradi në tym e flakë pas protestave masive studentore

Vazhdon kriza institucionale: Kurti thotë se lëvizi pozicionet, ish-opozita e quan farsë dhe teatër politik

Bajrami thotë se “kompromiset” e Kurtit janë “shkelje flagrante të rendit kushtetues”

“S’japim dot zgjidhje për Kosovën e Serbinë”, ish-këshilltari i Trump: Ja si i jepet fund konfliktit

Kosova News 03/04/2023 03/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

Gazetari Valon Syla në mbajtje 48-orëshe, dyshohet për dhunë në familje
00:26 -29/06/2025
Beogradi në tym e flakë pas protestave masive studentore
23:46 -28/06/2025
Irani ia luan Izraelit, shfaq në ekran Zyrtarin e lartë të cilin e kishte shpallur të vdekur pas sulmeve Izraelite
23:30 -28/06/2025
Ish-këshilltari i Obamës: Çështje kohe që Kosova të anëtarësohet në NATO
22:41 -28/06/2025
Zyrtare: Prishtina njofton largimin e Dion Gallapenit – karrierën do ta vazhdojë në Evropë
22:17 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?